Home / Lajme / Maqedoni / Reeker: Zgjedhjet mundësi për t`u dëgjuar zërat e qytetarëve

Reeker: Zgjedhjet mundësi për t`u dëgjuar zërat e qytetarëve

23 Mars – Ish- zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Philip Reeker përsëriti inkurajimin e SHBA-ve që zgjedhjet në prill në Maqedoni të jenë të qeta, të lira dhe të drejta.

Ai i tha gazetarit Naser Pajaziti se zgjedhjet e organizuara mirë janë një sprovë për demokracinë në këtë vend.

“Unë përsërisë inkurajimin e SHBA-ve që zgjedhjet në prill të jenë të qeta, të lira dhe të drejta. Zgjedhjet e organizuara mirë paraqesin një mundësi për të gjithë qytetarët për t`u dëgjuar zërat e tyre, dhe janë element i rëndësishëm për cilëndo demokraci”, deklaroi për INA, ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, i cili po qëndron për një detyrë diplomatike në Itali, në prag të vizitës javën e ardhshme të presidentit Obama dhe sekretarit Kerry në Vatikan.

Reeker është njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni, pasi që ka pasur një karrierë të gjatë diplomatike si diplomat dhe ambasador i SHBA-ve. Ai së fundi ishte zëvendës – ndihmës sekretar i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, por që nga fundi i 2013 u zëvendësua nga diplomati Hoyt Yee.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *