Home / Sport / Renova shënon fitore, Shkëndija humbë nga Euromilku (VIDEO)

Renova shënon fitore, Shkëndija humbë nga Euromilku (VIDEO)

09 Mars – Sot ishin në program ndeshjet e xhiros së 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Renova si favorite në takimin me Gostivarin arriti të shënojë fitore me rezultat 3-0. Golin e parë e shënoi Neziri në minutën e 29 për të treguar se në këtë takim Renova nuk do të lejojë befasi. Në pjesën e dytë në minutën e 65 Izair Emini shënon gol për të ngritur epërsinë në 2-0.në minutën e 82 sërish shënon gol Renova përmes Nezirit dhe rezultati tashmë është 3-0.

– Euromilku – Shkëndija 2 – 1.

Shkëndija e Tetovës ka ndërprerë serinë e rezultateteve pozitive duke pësuar disfatë në Shkup nga Euromilku me rezultat 2-1 në favor të skuadrës nga Shkupi. Edhe pse pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0 me pjesën e dytë vendasit arritën të shënojnë dy gola përmes Leskaroski dhe Pandovskit. Ndërkaq, në minutën e 72 shkëndija shënon gol përmes Mensur Kurishtit për të zvogëluar epërsinë në 2-1.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate.

Horizont T. – Metalurgu 0 – 0
Bregallnica – Rabotniçki, 1 – 1
Makedonija Gj.P. – Napredoku 3 – 1

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *