Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani: Jam vetëm RDK (VIDEO)

Rufi Osmani: Jam vetëm RDK (VIDEO)

Gostivar, 04 Mars – Pas informacioneve të publikuara nëpër portale të ndryshme se Rufi Osmani do të bashkëpunojë me Bdi-në, në zgjehdjet e parakohëshme parlamentare i menjëhershëm ka qenë reagimi i osmanit në lidhje me këtë cështje.

Ai në llogarinë e vet në rrjetet sociale ka mohuar në mënyrë kategorike një lajm të tillë.”Rufi Osmani është dhe do të jet gjithëmon vetëm RDK. Në vigjilje të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare shtypi i verdhë maqedonas dhe në veçanti ai shqipëfolës tashmë ka filluar me sulmet dhe shpifjet ndaj RDK dhe anëtarëve të sajë eminent”, shkruan Osmani në rrjetet sociale. Më tej Rufi Osmani shkruan se ai dhe anëtar të lartë udhëheqës të RDK-së nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë kurfarë takimesh punë as me përfaqësues të BDI-së dhe të PDSH-së si dy struktura satelite të Vmro-dpmne.“Rilindja Demokratike Kombëtare do të garon në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare si e vetëme e udhëhequr nga Rufi Osmani duke përfshirë në listat e saj zgjedhore personalitete me autoritet kombëtar dhe intelektual”, përfundon postimin e tij, Rufi Osmani.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *