Home / Lajme / Maqedoni / Së shpejti në Televizionin Koha ‘Sofra e parë tetovare’ (VIDEO)

Së shpejti në Televizionin Koha ‘Sofra e parë tetovare’ (VIDEO)

Së shpejti në Televizionin Koha do të emitohet “Sofra e parë tetovare”. Këtyre ditëve kanë përfunduar xhirimet për realizimin e programit muzikor ”Sofra tetovare” me këngë të vjetra qytetare.

Këngët janë interpretuar nga këngëtarët Jetmir Rexhepi, Burim Kamberi dhe këngëtari i njohur Nijazi Thaçi. Këta interpretues shoqërohen nga orekstri “Pesë Yjet”. Emisioni muzikor është realizuar në restoran Tivoli në fshatin Shemshovë.

Programi muzikor me këngë të vjetra është realizuar nga produksioni muzikor Frame Produksion (Afrim Ramadani dhe Besir Arsllani) në bashkëpunim me Televizionin Koha.

Produksioni Frame Produksion dhe Televizioni Koha një kohë të gjatë janë duke realizuar programe muzikore kryesisht me këngë të vjetra popullore dhe folklorike me shoqëri kulturore artistike të njohura në rajonin e Pollogut dhe më gjërë.

Për më shumë klinikoni në klinkun e mëposhtëm.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *