Home / Lajme / Rajon / Sekuestrohen 2 tonë marihuanë

Sekuestrohen 2 tonë marihuanë

4 mars-Operacioni i koduar “Liqeni” u zhvillua në fshatin Kuç, rrugës që të çon në Vlorë. Sipas policisë lënda narkotike ishte e fshehur në një furgon tip “Iveco”, me targë AA961AY dhe vinte nga Lazarati. Destinacioni i drogës ishte shteti fqinj, Italia, shkruan Shekulli Online.

Policia e Vlorës ka sekuestruar dy tonë lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Operacioni i koduar “Liqeni” u zhvillua në fshatin Kuç, rrugës që të çon në Vlorë. Sipas policisë lënda narkotike ishte e fshehur në një furgon tip “Iveco”, me targë AA961AY dhe vinte nga Lazarati. Destinacioni i drogës ishte shteti fqinj, Italia, shkruan Shekulli Online.

Deri tani Policia e Vlorës ka shoqëruar tre persona, të dyshuar për përfshiirje në trafikun e lëndëve narkotike, si dhe ka shpallur në kërkim disa persona të tjerë.

Identiteti i të shoqëruarve nuk bëhet i ditur, por mësohet se ata janë të dyshuarit kryesorë të transportit të marijuanës që u sekuestrua mëngjesin e sotëm

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *