Home / Lajme / Rajon / Selimi kujton në Kuvend fjalinë e Majkos: Jam kryeministër i një kombi që është në luftë

Selimi kujton në Kuvend fjalinë e Majkos: Jam kryeministër i një kombi që është në luftë

14 mars-Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është duke debatuar lidhur me Projektligjin ku si vepra penale përcaktohen bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale, në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës lidhur me projektligjin që ndalon luftimin jashtë vendit tha se një Projektligj i tillë nuk është i duhuri pasi sipas tij, ky ligj mund ta ndalojë përkrahjen e shqiptarëve të Kosovës për shqiptarët në rajon.

Ai me këtë rast përmendi vitin 1998, kur Kosova gjendej në luftë dhe atëkohë kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko pati thënë “unë jam kryeministër i një kombi që është në luftë”.

Selimi tha se ky Projektligj duhet të specifikohet nëse duan të votohet nga Vetëvendosje.

Ai tha shqiptarët sa herë që kanë pasur probleme i kanë ndarë me njëri-tjetrin.

“Me asnjë ligj nuk do të duhej që shqiptarëve t’ua ndalonim përkrahjen njëri-tjetrin”, u shpreh Selimi, duke thënë se shqiptarët në rajon mund t’i presin probleme tjera.

Ai tha se ky Projektligj duhet të precizohet mirë, e jo me këtë të ndalohet ndihma për bashkëkombësit, shembull në Maqedoni, Luginë të Preshevës, etj.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është duke debatuar lidhur me Projektligjin ku si vepra penale përcaktohen bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale, në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Ky projektligj ka ardhur pasi është vërejtur pjesëmarrja e disa të rinjve kosovarë në luftëra në vendet tjera, konkretisht në Siri. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *