Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet dita e komunës së Tetovës (VIDEO)

Shënohet dita e komunës së Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 03 Mars – Është shënuar tre marsi dita e komunës së Tetovës me seabcë solemne. Tre marsi është dita e formimit të këshillit shumëpartiak në vitin 1996.

Me këtë rast fjalim para të pranishmëve ka mbajtur kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, e cila nënvzoi se Tetova është qyteti ynë i përbashkët, të gjithë e kemi të drejtën e barabartë ta duam dhe ti takojmë asaj por edhe detyrimin që të sillemi me përgjegjësi dhe respekt ndaj saj. “Tetova nuk është pronë e individëve, grupeve apo udhëqësve të komunës por e të gjithë atyre që kanë jetuar dhe do të jetojnë të ardhmen në këtë qytet. Tetova nuk duhet me fjalë por me punë ndërsa zhvillimi i Tetovës është proces dhe angazhim shumë dimensional e jo biznes i dhënies së pakontrolluar të lejeve për ndërtim, uzurpim i hapësirave publike dhe shpërdorim i institucionit komunë për përfitime personale apo grupore. Poashtu dëshiroj të theksoj që , Tetova nuk duhet duke ndërtuar shtëpi pa leje një metër larg dritares së komshiut as duke hedhur mbeturinat në rrugë dhe në lum dhe veçanërisht duke parkuar veturën në trotoar”, tha Arifi. Ajo më tej theksoi se ne si udhëheqës jemi të parët që rregullës dhe rendit i nënshtrohemi pa kushte për të ndryshuar bindjen se ata që krijojnë rregullat janë shkelësit më të mëdhej të tyre.” Ne kemi dëshmuar që mund të drejtojmë në kahjen e duhur një komunë të mbytur në borxhe pa i reduktuar shërbimet që ia ofrojmë qytetarëve duke punuar me gjithë energjinë dhe resurset që kemi në realizimin e projekteve për të cilat ky qytet ka aq shumë nevojë.Dhe ne jemi të vendosur që të vazhdojmë të punojmë me intenzitetin e njejtë për ta bërë Tetovën një vend të të ndërtuar konform standardeve të harmonisë urbane dhe bukurisë arkitektonike, vend të sigurtë, të pastër, të gjelbër, me ujë të pijshëm, rrjet të mirë rrugor, dhe një qytet modern të mundësive ku do të zhvillohen bizneset dhe do të kultivohen talented”, theksoi në ekspozenë e saj kryetarja Arifi.

Me këtë rast, mirënjohje komuna e Tetovës ndau për ish rektorin e UEJL-së Alajdin Abazi, gazetarin Ismail Arsllani, futbollistin Agim Ibrahimin, Xhemali Behluli, për bujqit e Reçicës së Madhe dhe Vicës, për nxënësit më të talentuar, ndërsa mirënjohje i ndau Ismet Nebiu i cili përkujdeset për pastërtinë në Banjat e Tetovës. Ai është shprehur mirënjohës për këtë nder që i është bërë. “Kjo është një ditë e veçantë sepse ka shumë vite që kujdesem për pastërtinë në Banjat e Tetovës. Tetovarët duhet më shumë të kudjesen që të kemi një qytet më të pastër dhe të gjithë duhet të kontribuojmë” porositi plaku Ismet.

Edhe tjerët që morrën mirënjohje janë shprehur të kënaqur që mundi dhe kontributi i tyre për Tetovën është shpërbyler me mirënjohje. Ndërkaq, nën patronazhin e kryetares së Tetovës, Teuta Arifi me rastin e 3 Marsit – ditës së komunës së Tetovës, Shoqata e artistëve figurativ të Tetovës mbrëmë organizon ekspozitë shitëse mjetet e së cilës do ti dedikohen realizimit të projektit për ndërtimin e Shtëpisë së artistëve në fshatin Gajre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *