Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet ‘Pranvera e Dinjitetit’ në Kalanë e Sellcës (VIDEO)

Shënohet ‘Pranvera e Dinjitetit’ në Kalanë e Sellcës (VIDEO)

Tetovë, 14 Mars – Ish komandanti i Brigadës 112 Hazi Lika, duke folur për rëndësinë e luftës ka porositur funskionarët që më shumë të punojnë që të përmbushin amanetin e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan në 2001.

Në fshatin Sellcë të Malësisë së Tetovës me një manifetsim solemn është shënuar 13 vjetori i fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Me këtë rast para të pranishmëve kanë folur krerët e ish ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të cilët evokuan kujtime nga lufta e 2001.Kryetari i Bashkimit demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në cilësinë e ish përfaqësueist politik të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, evokuoi çaste nga fillimet e luftës në këtë fshat dhe potencoi mikpritjen e banorëve të këtij fshati.

““Radha i vinte Sellcës sepse në Sellcë ishte një kompani si shqiponja dhe UCK-ja u instalua pikërisht mu në këtë vend dhe nga këtu filluan të operojnë dhe të zbatojnë planet e luftës dhe hapjken e forntit me cka hoqëm qafe një sasi numerike të fporcave ushtarake nga fronti verior duke I angazhuar në frontin e pollogut dhe tani më UCK-ja nuk ishte ushtri që militonte dhe operonte vetëm në një rajon po thuaj se u organizote dhe luftonte në një sipërfaqe prej 200 km2” tha Ahmeti.

Ndërkaq, fjalim në manifestimin tradicional “Pranvera e Dinjitetit”, ka mbajtur edhe kryetareja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. Ajo para banorëve të Sellëcs nënvizoi vizitën e fundit që kishte pasur në kuadër të fushatës kur u kishte premtuar banorëve se do të bëjë investime.

“Llufta jonë e përpara disa vitesh ishte lufta për të bërë vetveten më njerëzor për të qenë më të dinjitetshëm për të pasur edhe ne mundësinë që ti afrohemi dijes për të pasur edhe ne hapësirën që të jemi të barabartë me tjerët vllazën dhe motra të nderum cdo popull I cili që dëshiron të jetë në fazën e pjekurisë ka nevojë të organziohet për një luftë me qëllime të caktuara ideore dhe poltike përe të organizuar një jetë të dinjitetshme dhe një vend të dinjitetshëm” tha Arifi.

Ish komandanti i Brigadës 112 Hazi Lika, duke folur për rëndësinë e luftës ka porositur funskionarët që më shumë të punojnë që të përmbushin amanetin e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan në 2001.”E di që jemi takuar vit për viti në këtë vend mirpo cdo vit e më larg turmat e njerëzver shtohen dhe kjo neve na bënë përvec se krenar dhe të vetëdijshëm për vlerën e asaj që ndodhi gjatë 2001 dhe na bënë të vetëijshëm për gjakun e atyree gjatë 2001, dhe neve na bënë të përgjegjshëm ndaj gjithë atyre që lanë gjurmët dhe gjymtyrët e tyre nëpër këto vise dhe në viset tjera anakënd ka ka lufutar UCK-ja” tha Lika.

Në këtë manifestim poashtu të pranishmëve me fjalë rasti u drejtuan edhe rektori i USHT-së Vullnet Ahmeti, kryetari i SHVUÇK-së Fazli Veliu dhe kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Hisen Xhemaili.”Sot jemi tubuar këtu në këte Kështjell të historis më të re të Shqiptarëve, për të kujtuar dhe folur për zhvillimet e luftës së lavdishme të UCK-së në Malësin e Tetovës dhe për të përkujtuar veprimtarinë atëdhetare të banorëve të Malësis, dhe të të gjith atyre që me gjakun e tyre shkruan një faqe në historinë më të re të shqiptarëve të kësaj ane”, tha Xhemaili.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *