Home / Sport / Shkëndija filloi me fitore

Shkëndija filloi me fitore

2 mars- Fillimisht futbollisti Vrucina në minitën e 71 shënoi golin e dytë, kurse në minutën e 83 sërish shënon Shkëndija përmes futbollistit Mensur Kurtishi dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes është 3-0.

Ekipi i Shkëndijës me përforcimet reja dhe me përgatitjet intenzive në Turqi, tregoi se në stinorin pranveror do të luftojë për vendet e para në tabelë, njofton Tv KOHA.

Ekipi i udhëhequr nga strategu shqiptar Shpëtim Duro ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në ndeshjen e sotme në kuadër të xhiros së 20 të ligës së parë futbollistike në stadiumin e qytetit në Tetovë ndaj Makedonija Gjorçe Petrov, transmeton Tv KOHA.

Edhe pse Shkëndija pati më shumë raste për të shënuar gjatë ndeshjes së sotme në pjesëne parë megjithatë kjo pjesë y mbyll me rezultat 1-0.Por në pjesën e dytë futbollistët e Shkëndijës treguan se nuk e kan përfunduar punën në pjesën e parë dhe shënuan edhe dy gola.

Fillimisht futbollisti Vrucina në minitën e 71 shënoi golin e dytë, kurse në minutën e 83 sërish shënon Shkëndija përmes futbollistit Mensur Kurtishi dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes është 3-0, informon Tv KOHA.

Në ndeshjet e djeshme u arritën këto rezultate
Gostivari-Euromilku 0-2
Rabotniçki-Pelisteri 4-0
Metalurgu-Renova 1-0
Napredoku-Vardari 0-1
Bregallnica-Turnova 2-0

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *