Home / Lajme / Maqedoni / Shkëndija shënon fitore ndaj Rabotniçkit

Shkëndija shënon fitore ndaj Rabotniçkit

26 mars-Mysafirët zvogëlojnë epërsinë në minutën e 72 përmes markovskit. Por vendasit nuk lejojnë befasi dhe minutën e 85 risin eprësinë në 3-1 përmes futbollistit Vrucina. Me këtë rezultat edhe u përmbyll ndeshja e sotme në Tetovë ku ishin të pranishëm një numër i madh i tifozëve ballistët.

Sot janë zhvilluar përballjet e xhiros së 24 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Ndeshja më interesante edhe ashtu sic pritjet u zhvillua luhet në Tetovë, ku Shkëndija u takua me Rabotniçkin.
Shkëndija në pjesën e parë gjegjësisht në minutën e 32 arriti të shënojë përmes futbollistit Stenio Junior.
Me rezultatin 1-0 në favor të shkëndijës u shkua në pushimin 15 minutësh. Në pjesën e dytë Shkëndija sërish kalon në Epëris në minutën e 67 përmes futbollistit Vrucina.
Mysafirët zvogëlojnë epërsinë në minutën e 72 përmes markovskit. Por vendasit nuk lejojnë befasi dhe minutën e 85 risin eprësinë në 3-1 përmes futbollistit Vrucina. Me këtë rezultat edhe u përmbyll ndeshja e sotme në Tetovë ku ishin të pranishëm një numër i madh i tifozëve ballistët, raporton Tv KOHA.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate
Bregallnica –Turnova 1-0
Gostivari Metalurgu 1-5
Makedonija Gjorce Petrov-Vardar 2-2
Napredok-Pelister 1-3
Përballja Renova-Euromilku do të zhvillohet nesër.
TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *