Home / Sport / Shorti i LK: Bayern përballë United

Shorti i LK: Bayern përballë United

Tashmë gara evropiane është futur në fazën më të “nxehtë”. Tetë klube elitare të mbetura në këtë garë, e që synojnë trofeun e kampionit të evropës, sot mësuan kundërshtarët e radhës.

– Sfida e parë e përcaktuar ishte ajo në mes të Barcelonës dhe Atletico Madridit, që do të jetë e vetmja sfidë në mes të dy skuadrave nga i njëjti vend.

– Bayern Munich është caktuar të përballet me Manchester United në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

– Ndryshe, skuadra e tretë spanjolle në garë, Real Madridi, do të kërkojë t’i hakmerret Borussia Dormundit, pas eliminimit nga gara sezonin e kaluar.

– Ish-kampioni i garës, Chelsea, është caktuar të përballet me Paris Saint Germain.

Sipas kompanive të basteve, Bayern Munich dhe Real Madridit mbeten favoritët kryesorë për titullin.

Ndërkohë, sfida kryesore e çerekfinales, ajo mes Bayern Munich dhe Manchester United, përveç që do jetë një sfidë gjigantësh do të vendosë përballë njëri tjetrit edhe dy shqiptarët e mbetur në garë, yllin në ngritje të United, Adnan Januzaj, dhe më të mirin që për momentin kanë shqiptarët, mesfushorin e Bayernit, Xherdan Shaqirin.

Nga çerekfinalet, të gjithë ekipet tashmë mund të luajnë kundër njëri-tjetrit, e kjo do të thotë që edhe dy skuadra nga i njëjti shtet do të lejohet të luajnë kundër njëra-tjetrës nëse kështu do të përcaktojnë golat.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *