Home / Lajme / Rajon / Shqipëri: Gjykata lë në burg imamët e vetshpallur

Shqipëri: Gjykata lë në burg imamët e vetshpallur

Tiranë, 14 Mars – “Nuk marr avokat, më mbron Allahu”. Kjo ka qenë deklarata e secilit prej katër të pandehurve Genci Ballës, Bujar Hysës, Fadil Muslimanit dhe Zeqir Imerit të cilët dolën para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë, arrest me burg.

Për këtë gjyqtari i masave, Sandër Simoni caktoi avokatët kryesisht nga shteti, Aleksandër Rospoti, Valentina Teodoresku dhe Besmir Ndukaj.

Të katër ata, dy prej tyre imamë të vetshpallur, njëri kuzhiner në Xhaminë e Unazës së Re dhe tjetri financues, akuzohen për rekrutim të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste, nxitjes, thirrjes publike dhe propagandë dhe urrjetje, ose e grindjeve nëpërmjet kombësive, racave dhe feve, për ngjarje të provuara, sipas një hetimi që përfshiu jo vetëm prokurorinë, por edhe shërbimet sekrete.

Katër të arrestuarit e tjerë do të paraqiten të premten herët në mëngjes.

Ndërsa masa e kësaj të enjteje ishte caktuar për në orën 15:00, në orët e paradites mjaft mbështetës të të arrestuarve, që të gjithë frekuentues të xhamive në Mëzes dhe në Unazë të Re, të cilat kishin imamë Hysën dhe Ballën, qëndruan përrreth Gjykatës së Krimeve të Rënda, një prani e cila reflektoi menjëherë nga ana e autoriteteve shtim të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, por edhe të agjentëve civile.

Forcat speciale mbajtën të rrethuar për disa caste mjedisin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, derisa mbështetësit e të arrestuarve u larguan.

Ishte kjo arsyeja që përvec sekretit hetimor gjykata vendosi të zhvillojë masat e sigurisë me dyer të mbyllura, që sic e argumentoi njëri nga zyrtarët e gjykatës u bë për shkaqe sigurie.

Nga ana tjetër një burim i tha Top Channel së përvec rekrutimit të mbi 70 qytetarëve të cilët janë dërguar në Siri për të luftuar duke ndjekur linjën e Turqisë, dyshohet se shumica e tyre janë gjithashtu me familjet e tyre dhe me fëmijë të vegjël.

Prokuroria pretendon në bazë të përgjimeve ambjentale, telefonike, vëzhgimeve dhe provave të gjetura të tetë të arrestuarit, së bashku me pesë të tjerët që janë në kërkim ndërkombëtar duke përdorur propogandën, por edhe duke premtuar shpërblime kanë bindur mjaft frekuentues të këtyre dy xhamive që të largoheshin nga Shqipëria për të luftuar.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *