Home / Lajme / Maqedoni / Shurdhëmemecët të lënë pas dore (VIDEO)

Shurdhëmemecët të lënë pas dore (VIDEO)

Tetovë, 20 Mars – Shurdhmemecët në Tetovë hasin në vështirësi të shumta në komunikim, për fat të keq, asnjë institucion në rajonin e Tetovës, nuk ka të angazhuar një preson çka do të komunikoj me këta persona, ata, pa shoqërinë e ndonjë personi tjetër nuk mund të kryejnë asnjë punë në asnjë institucion.

Kryetra i shurdhmemecëve dhe gjysmë shurdhëmemecëve Hysni Hanziç thotë se anëtarët e kësaj shoqate të cilët janë në numër mbi 300 kanë probleme të shumta ata nuk mund të shkojnë në institucione të vetëm, duhet të kemi një person që e një gjuhën e memikave që të komunikojmë që të kryejmë një punë të nxjerrim një dokument, apo ndonjë shërbim çka i kërkon jeta normale. Edhe pse qeveria ka miratuar një vendim për marrjen e ndihmës financiare nga 4000 denarë ata nuk mund të plotësojnë dokumentacionin e duhur për të marrë një vërtetim i cili të dëshmojë se ata e kanë të dëmtuar dëgjueshmërinë mbi 80 decibel, sipas kësaj shoqate termin në spitalin e Shkupit nuk mund të caktohet deri në fund të muajt prill, me çka në institucionet shtetërore nuk pranojnë as dokumentacion nga klinikat private edhe pse janë të hapura me vendim ministrisë së shëndetësisë.

Hazniç bën apel tek të gjithë ata që kanë fëmijë të shurdhër që ti dërgojnë në shkollën fillore e cila gjendet në manastir dhe në shkollën e mesme e cila gjendet në Shkup të marin njohurit e duhura për të komunikuar dhe të krijon aftësitë e tyre profesionale, që të mund të kenë mundësi të jetojnë jetë normale.

Sipas kryetarit të shoqatës së shurdhmemecëve, pjesëtarët e kësaj shoqate, nuk kanë probleme gjatë gjetjes së punës, ata punësohen nëpër kompani private, por jo edhe në ato shtetërorë vetëm tre anëtar të kësaj shoqate janë pranuar nga konkursi i fundit i qeverisë për punësimin e personave me invaliditet, edhe pse ky numër nuk është i kënaqur ai apelon që personat me invaliditet të respektohen dhe përkrahen, se edhe ata janë pjesë e kësaj shoqëri.

Hazniç si problem logarit mos pasjen e njohësve të personave profesionistë që e njohin gjuhën e memikave dhe në bazë të një statistike në republikën e Maqedonisë ka rreth 150 persona të këtillë, apo konsideron se ky numër është edhe më i vogël.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *