Home / Lajme / Maqedoni / Skadon afati për dorëzimin e kandidaturave presidenciale

Skadon afati për dorëzimin e kandidaturave presidenciale

13 mars-Sipas informacioneve të KSHZ-së, deri më tani janë dorëzuar kandidaturat e Ivanovit, Popovskit dhe Halimit. Siç njoftuan nga LSDM-ja, kandidatura e Pendarovskit do të dorëzohet sot, ndërsa është mbështetur nga të gjithë deputetët e partisë dhe partnerëve të tyre të koalicionit.

Në mesnatë skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për president pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për zgjedhjet presidenciale të 13 prillit.

Kandidatët tashmë janë të njohur dhe janë konfirmuar nga partitë – presidenti aktual Gjorge Ivanov nga VMRO-DPMNE, Iljaz Halimi nga PDSH-ja, Zoran Popovski nga GROM dhe Stevo Pendarovski nga partia LSDM.

Sipas informacioneve të KSHZ-së, deri më tani janë dorëzuar kandidaturat e Ivanovit, Popovskit dhe Halimit. Siç njoftuan nga LSDM-ja, kandidatura e Pendarovskit do të dorëzohet sot, ndërsa është mbështetur nga të gjithë deputetët e partisë dhe partnerëve të tyre të koalicionit.

Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dje në mesditë e dorëzuan kandidaturën për Ivanovin të mbështetur me mbi 63 mijë nënshkrime nga qytetarët, si dhe me nënshkrime nga grupet e deputetëve të koalicionit Për Maqedoni më të mirë. Dje deri te KSHZ-ja është dorëzuar kandidatura e Iljaz Halimit të PDSH-së, e mbështetur prej mbi 10 mijë qytetarëve. Kandidatura për Zoran Popovski nga GROM me mbështetje prej 10 mijë nënshkrime është dorëzuar pardje.

Shorti për konfirmimin e listës së kandidatëve për president KSHZ-ja do ta mbajë të hënën më 17 mars. Një ditë më pas lista duhet të publikohet në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

KSHZ-ja menjëherë pas marrjes ose më së voni në afat prej 48 orë në listën e kandidatëve konfirmon se nëse ajo është dorëzuar në afatin e konfirmuar dhe e përbërë në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Në qoftë se KSHZ-ja konfirmon se në listë ka parregullsi të caktuara, e fton dorëzuesin e autorizuar, t’i mënjanojë në afat prej 48 orësh. Sipas Listës së afateve për veprime zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, nëse sërish lista nuk është dorëzuar në kohë dhe nuk janë mënjanuar parregullsitë në afatin e konfirmuar në Kodin Zgjedhor, KSHZ-ja listën e dorëzuar do ta hedhë poshtë me vendim në afat prej 24 orë nga pranimi i listave

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *