Home / Lajme / Maqedoni / Sot fillon fushata për zgjedhjet presidenciale

Sot fillon fushata për zgjedhjet presidenciale

Maqedoni, 24 Mars – Katër kandidatët për president Gjorgje Ivanov, Stevo Pendarovski, Iljaz Halimi dhe Zoran Popovski prej sot nisin fushatën për zgjedhjet presidenciale.

Kandidatët për president të katër partive do të kenë në dispozicion 20 ditë për fushatë një ditë para 13 prillit, kur do të përcaktohet se cilët kandidatë do të shkojnë në balotazh, që është mëse i mundur.

Ivanov si kandidat i VMRO-DPMNE do të fillojë sot fushatën nga Ohri, ku kjo parti tradicionalisht starton me fushatat e zgjedhjeve. LSDM hap fushatën me konventën partiak që do ta mbajë në Shkup.

Kandidati i vetëm shqiptar nga radhët e PDSH-së, Iljaz Halimi starton me fushatën në Çair të Shkupit. Si dhe kandidati i partisë GROM, Zoran Popovski fillon nga Shkupi, gegjësisht komuna Karposh.

Shtabet zgjedhore të partive politike kanë theksuar se fushata do të zhvillohet përmes formave të ndryshme të tubimeve dhe takimeve të qytetarëve dhe formave të tjera të komunikimit përmes rrjeteve sociale.

Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni. Partia tjetër shqiptare BDI po bojkoton zgjedhjet dhe se kjo parti do të zhvillojë fushatë që shqiptarët të mos dalin në zgjedhjet presidenciale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *