Home / Lajme / Maqedoni / Stejt departamenti: Emri të zgjidhet sa më shpejtë

Stejt departamenti: Emri të zgjidhet sa më shpejtë

15 Mars – Stejt departamenti amerikan paralajmëroi se në samitin e NATO-s në Britani në muajin shtator do të parashtrohet pyetja për zgjerimin e NATO-s dhe u bëri thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që sa më shpejtë që është e mundur ta zgjidhin kontestin për emrin.

Mari Harf, zëdhënëse e Stejt departamentit, dje u pyet për letrën me mbështetje për pranimin e Maqedonisë dhe Malit të zi në NATO dhe për lëvizje përpara të Bosnjës, Gjeorgjisë dhe Republikës së Kosovës, të cilën deri te Stejt departamenti e dërguan 40 kongresistë.

-E morën letrën dhe iu përgjigjëm asaj. SHBA-ja mbetet e përkushtuar në atë që NATO-ja të ketë politikë me derë të hapur dhe mendoj se atë e kemi thënë në të gjitha samitet e NATO-s. Gjithashtu qartë kemi thënë se aspiratat për NATO-n duhet t’i plotësojnë standardet për anëtarësim në NATO. Siç punojnë në këtë drejtim, ne do t’i mbështesim në këto përpjekje. Konkretisht për Maqedoninë, NATO-ja kishte pajtueshmëri të të gjithë aleatëve se ftesa për anëtarësim në Aleancë do t’i dërgohet Maqedonisë kur do të gjindet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për kontestin për emrin. Shpresojmë se liderët e Maqedonisë dhe të Greqisë do të gjejnë zgjidhje për kontestin për emrin sa më shpejtë që është e mundur. jam e sigurt se zgjerimi i NATO-s do të jetë temë e samitit në Britani, deklaroi Harf.

Ky është paralajmërimi i parë i Uashingtonit se zgjerimi do të jetë temë e samitit. Greqia, deri më tani, ka tentuar të veprojë në samitet e NATO-s që aspak të mos parashtrohet kjo temë. me krizën në Ukrainë, në SHBA janë përforcuar thirrjet e kongresistëve dhe ekspertëve që të shpejtohet zgjerimi i NATO-s, si një ndër përgjegjësit e zgjerimit rus në Krime. Edhe kryeministri i sapoemëruar ukrainas Arsenij Jatcenjuk, i cili pardje u takua me presidentin amerikan Barak Obama, e theksoi ndërprerjen e zgjerimit të NATO-s pas samitit në Bukuresht në vitin 2008, si arsye pse Rusia ka siguruar pavarësi në dy zonat në Gjeorgji dhe tani po shtyn referendum për pavarësi të zonës ukrainase Krime. Në samitin në Bukuresht, ku Maqedonia ishte e bllokuar për hyrje në NATO, Gjeorgjia dhe Ukraina u refuzuan në kërkesën e tyre që ta fillojnë MAP procesin, i cili është hap i parë për anëtarësim në NATO.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *