Home / Lajme / Maqedoni / Studentët e Maqedonisë në kushte mizore: Askush nuk reagon

Studentët e Maqedonisë në kushte mizore: Askush nuk reagon

13 mars-“Operacioni konvikti studentor”, kanë publikuar disa fotografi të cilat ilustrojnë përditshmërinë në konviktin e rrënuar ne Shkup. Asnjë reagim deri te institucioni Avokati i Popullit për gjendjen e mjerueshme në konviktin studentor “Goce Dellçev” në Shkup, që ditëve të fundit bëri bujë në mediat vendase.

Për kushtet e mjerueshme në konviktin studentor “Goce Dellçev”, institucionet përkatëse nuk kanë ndërmarr asgjë vite me radhë. Disa pjesëtarë të iniciativës studentore, “Operacioni konvikti studentor”, kanë publikuar disa fotografi të cilat ilustrojnë përditshmërinë në konviktin e rrënuar ne Shkup. Asnjë reagim deri te institucioni Avokati i Popullit për gjendjen e mjerueshme në konviktin studentor “Goce Dellçev” në Shkup, që ditëve të fundit bëri bujë në mediat vendase. Reagime lidhur me gjendjen kanë buruar edhe nga ana e kryetarit të parlamentit studentor pranë universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Kiril Spirovski, ndryshe i afërt me garniturën qeveritare maqedonase, VMRO-DPMNE, i cili ka deklaruar se përmes trupit të cilin drejton, ka bërë presion institucional deri te Qeveria për të përmirësuar gjendjen. Ndërkaq, në një propozim për renovim të konviktit, të cilin deri te qeveria në vitin 2008 e kishte dërguar kryetari i kaluar i parlamentit studentor, Samoill Mallçevski, ishte vlerësuar se për renovim të plotë të këtij konvikti, nevoitet një shumë prej 400.000 euroshStudentët me këto kushte përballen tashmë disa vite. Çmimi të cilin studentët e paguajnë në muaj për qëndrim në konvikt është 3500 denarë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *