Home / Lajme / Maqedoni / Taksistët kërkojnë zhdukjen e konkurencës jolojale (VIDEO)

Taksistët kërkojnë zhdukjen e konkurencës jolojale (VIDEO)

Tetovë, 04 Mars – Taksistët marrin premtim për zgjidhjen e problemit të tyre.

Konkrenca jolojale dhe zënia e vendeve të parkimit nga taksistët ilegal, ka qenë tema kryesore e kompanive të Autotaksive me kryetaren e komunës së Tetovës z.nj. Teuta Arifi.

Kompanitë e legalizuara janë ankuar se në qytet funksionojnë shumë taksistët ilegal të cilët aspak nuk paguajnë asnjë kontribut dhe nuk rregullojnë dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar këtë veprimtari.

Amet Mema, nga kompania “Beni” thotë se në këtë takim ata kanë kërkuar që komuna të veprojë në terren me masa konkrete për të eliminuar konkurencën e pandershme që u bëhet në qytet.

Ndryshe, në qytetin e Tetovës komuna ka përcaktuar leje për rreth 400 taksi vetura ndërsa momentalisht përllogaritjet janë se në Tetovë ka rreth 500 takistët ilegal.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *