Home / Lajme / Maqedoni / Të shtëna armësh në Tetovë, një i plagosur (VIDEO)

Të shtëna armësh në Tetovë, një i plagosur (VIDEO)

Tetovë, 19 Mars – Një zënkë e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Tetovës ku ka ngelur i plagosur 44 vjeçari T.R. nga Tetova.

Nga SPB – Tetovë bëjnë të ditur se rreth orës 21:30 44 vjeçari T.R ka lajmëruar në polici rastin e sulmit ndaj tij, rrjedhimisht përderisa ka shkuar për tek vetura e tij “Audi” në rrugën Video Smileski Bato, ku ka qenë edhe vëllai i tij, e ka pritë një veturë tjetër e llojit “Audi”, por me tabela të Shkupit, në të cilën kanë qenë disa persona të cilët e kanë sulmuar, njofton Televizioni Koha.

Më tutje sipas dëshmive të T.R “Auid” me targa të Shkupit i ka ndjekur dhe u ka zënë rrugën.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski njofton se T.R ka dalë për një çast prej veturës së tij, kurse shoferi që i ka ndjekur me “Audin” me targa të Shkupit, ka krisur dy herë me pistoletë.

Një plumb aksidentalisht shkon dhe e plagos 44 vjeçarin T.R në gjurin e djathtë.

Më pastaj i plagosuri u dërgua në spital, kurse policia është në kërkim të autorëve të veprës.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *