Home / Lajme / Maqedoni / Tetova në vigjilje të 8 Marsit (VIDEO)

Tetova në vigjilje të 8 Marsit (VIDEO)

Tetovë, 07 Mars – Gjatë festës së 8 Marsit ditës ndërkombëtare të gruas në qendrën Iliria në Tetovë qytetarë të shumtë kanë vendosur tezgat e tyre për të shitur lule, tesha dhe gjësende të tjera për të përfituar sado pak para.

Mirëpo njerëzit që frekuentojë këto tezga ishin në numër të paktë, gjendja ekonomike e tyre nuk u lejon që të dalin në qendër dhe të blejnë dicka. Edhe shitësit shprehin se interesimi është i dobët, edhe pse cmimet janë sikur edhe viteve tjera prap se prap interesimi është i dobët.

Ndryshe 8 Marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *