Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi dhe Ahmeti takuan përfaqësuesit e BE-së (VIDEO)

Thaçi dhe Ahmeti takuan përfaqësuesit e BE-së (VIDEO)

Shkup, 11 Mars – Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ai BDI-së Ali Ahmeti sot kanë pasurë një takim me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian në zyrat e BE-së në shkup.

Pas takimit Thaçi tha se BE-ja është e intersuarë që Maqedonia të ecë përpara drejtë Bashkimit Evropian.

Thaçi i pyeturë rrethë zgjedhjeve preesidneciale tha se BDI nuk do të bojkotojë të njetat por ajo shtiret para lektoratit për të treguarë një patrotizëm dhe kjo gjë shihet.

“Çështja e cila të gjithëve na shqetëson është çështja e perspektivës euro-atlantike. Dhe unë vlerësoj se kjo mund të zgjidhet dhe se shqiptarët mund ta zgjidhin. Besoj se kjo do të zgjidhet falë meritave të PDSH-së. Nuk besoj se do të shkojnë deri atje që të bëjnë presion dhe ti frikësojnë qytetarët që të mos dalin në votime. Krizë do të ketë vetëm për BDI-në. BDI-ja është në krizë të madhe, fatale, besoj si asnjëherë më parë ata janë në kaos. Ndërkohë që Ali Ahmeti mirë e ka nuhatur atë krizë, dhe do jetë mirë që të tentoj na ndërpresë atë”,deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Ndërsa kryetrai i BDI-së Ali Ahmeti tha se BE-ja ësëhtë e intresurë që në maqedoni të mbahen zgjedhje të qeta dhe demokratike.

Në pyetjen e gazetarve se a ka pranuarë BE-ja që BDI të bojkotoj zgjedhet Ahmeti tha se BDI do të marë pjesë në zgjedhje mir por do të ftojë elektoratin që të mos votojnë.

“Ne do ta kontestojmë legjitimitetin,këtë disa herë e kemi thënë,ndërkohë që tani po e përsërisim sepse ne dëshirojmë që të ngadhënjej ideja e BDI-së sepse ajo është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ne nuk punojmë që të shkaktojmë krizë politike, ne po ofrojmë propozime që shpijnë vendin para, debat qytetarë dhe civilizues. Pse të mos diskutohet për këtë? Në rast se nuk mund të arrihet kjo, sigurisht që ne kemi përgatitur e dhe hapa tjerë,si ndryshim të kushtetutës dhe zgjedhje të presidentit në Kuvend. Gjithë këtë iniciativë dhe proces ne nuk e bëjmë me nervozë dhe të shqetësuar,por në mënyrë racionale dhe të qetë, pa dashur konfrontim të palëve “,deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *