Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Do t’i rrëzojmë prej pushtetit me lule dhe me votat e shqiptarëve

Thaçi: Do t’i rrëzojmë prej pushtetit me lule dhe me votat e shqiptarëve

28 Mars – “Bashkarisht të flasim me të tjerët dhe t’i bindim ata se ka mundësi që kjo situatë të ndryshojë. Ka pas edhe bajloza më të zi dhe më të këqij kundër kombit shqiptarë,

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), ka vazhduar mbrëmë fushatën e saj në fshatin Trebosh të komunës së Zhelinës. Thaçi në tubim tha se PDSH-ja bashkë me aktivistët e saj duhet t’i bindin të tjerët se kjo situatë në të cilën gjenden shqiptarët ka mundësi dhe shpresë të ndryshojë.

“Bashkarisht të flasim me të tjerët dhe t’i bindim ata se ka mundësi që kjo situatë të ndryshojë. Ka pas edhe bajloza më të zi dhe më të këqij kundër kombit shqiptarë, më të këqij se Ali Ahmeti dhe ky djali i atij që në xhaminë e Tetovës i pari e ka vendosë eksplozivin dhe janë mundë nga ideja dhe nga qëllimi shqiptarëve. Nuk duhet t’i quajmë kundërshtarë ata që kanë votuar për BDI-në dhe partitë tjera. Duhet t’u themi se kjo gjendje është e mjerueshme, fukarallëku i madh, këtë e bën dikush. Kjo gjendje nuk mund të tolerohet që të vazhdojë kështu”, tha lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, njofton TetovaSot.

Menduh Thaçi akuzoi edhe BDI-në dhe funksionarët e saj për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve, duke i cekur edhe projektet si Shkupi 2014, Car Dushanin si dhe fyerjet e maltretimet që Gruevski dhe qeveria e tij iu bën shqiptarëve.

“I vëreni se si i kanë ulur kokat si pulat e lagura, Gruevski i çon zhag i ka ba partall, me ‘Skopje 2014′, me ‘Car Dushanin’, me maltretimet dhe me fyerjet që iu bëjnë, dhe nuk guxojnë ta qelin gojën, se nuk duan ta humbin pushtetin. Prej kujt e fituan pushtetin? Prej votave ? Jo ata e fituan pushtetin me gjakë. PDSH-ja do t’i rrëzojë prej pushtetit me lule dhe me votat e shqiptarëve”, tha mes tjerash, Menduh Thaçi.

Kandidati për president Iljaz Halimi theksoi se pranoi të jetë kandidat për president për shkak se me kandidaturën e tij shqiptarët do të jenë pjesë e procesit për zgjedhjen e presidentit.

“Me këtë veprim ne dëshirojmë të tregojnë se shqiptarët dijnë të organizohen dhe ashtu të veprojnë, dhe nuk veprojnë në mënyrë stihike. Nëse ju më zgjidhni për president së bashku me përkrahjen e komuniteteve të tjera do të kemi mundësinë që Maqedonia të jetë vendi me mundësi të njëjta për të gjithë. Nuk do të lejojë projekte etnocentrike dhe veprime tjera të dëmshme. Do të kontribojë për ndarjen e barabartë të buxhetit, që të gjithë qytetarët të jenë të kënaqur. Andaj më është e nevojshme përkrahja juaj e fuqishme”, deklaroi Halimi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *