Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi i bindur se do të fitojë zgjedhjet (VIDEO)

Thaçi i bindur se do të fitojë zgjedhjet (VIDEO)

Tetovë, 09 Mars – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, ka thënë se pret që të fitojë në zgjedhjet e parakohëshme ndërsa temë e fundit do të jenë negociatat për hyrje në qeveri.

” Mendoj se kjo është gjëja e fundit që do të ndodh në renditjen e aktiviteteve se ne do të jemi pjesë e qeverisë. E para që do të ndodh është dhe jam plotësisht i bindur se PDSH-ja do të fitojë bindshëm për shkak se konkurenti jonë politik tashmë ska asnjë argument dhe asnjë sqarim për këta dështime të mëdha bile bile edhe gënjeshtrat u jan përfunduar ” tha Menduh Thaçi.

Këto komente Thaçi i ka bërë në prag të mbajtjes së kryesisë qendrore ku ai do të propozojë listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohëshme ndërsa më pas kuvendi qendror do ta verifikojë.

“Mbledhja e radhës e kuvendit qendror, që diktohet nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të propozojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike Shqiptare , ndërsa kuvendi ka forcën që ta miratojë atë listë”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi ka bërë të ditur se ditëve në vijim do të bëhen publik emrat e kandidatëve për deputet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *