Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Lista zgjedhore e njësisë numër 5 nuk ndryshon (VIDEO)

Thaçi: Lista zgjedhore e njësisë numër 5 nuk ndryshon (VIDEO)

11 Mars – Kryetari i PDSH-së Mendu Thaçi sot ka kometuarë regimet e degës së PDSH-së në Strugë sipas Thaçit lista e deputetëve në njësinë zgjedhore numër 5 nuk do ndryshojë.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi i pyetur nga Televizioni Koha për reagimin e degës së Strugës dhe kërkesën e tyre për tërheqjen e listës për deputetë në zonën 5, ai tha se kjo nuk do të ndodh pasi lista e kandidatëve ka kaluar në Kuvendin e degës së Strugës, dhe ka kaluar në Kuvendin qendror të partisë.

’’Jo ato vendime nuk shkojnë mbrapa. Janë vendime të pastra statutare, pozitive. Lista e kandidatëve ka kaluar në Kuvendin e degës së Strugës, dhe ka kaluar në Kuvendin qendror të partisë. Ka disa reagime individuale gjithkund por ato vendime nuk shkojn mbrapa’’ përfundoi Thaci, njofton Televizioni Koha.

Ndryshe dega e PDSH-së në Strugë pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare thirri mbledhje urgjente me të vetmen pikë të Rendit të ditës, diskutim rreth situatës së krijuar pas shpalljes së listës në fjalë.

1. Pranon dhe merr për obligim të informojë Kuvendin Qendror për tërheqjen e të gjithë kandidatëve që vijnë nga Struga, përveç kryesuesit të listës.

2. I bëjmë thirrje Kuvendit Qendror, të tërheqë listën e propozuar dhe të nisë konsultat me degën e Strugës, për tejkalimin e kësaj situate, në të kundërtën dega nuk do të mbajë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *