Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi publikon lutjet e Zaevit për bashkëpunim (VIDEO + FOTO)

Thaçi publikon lutjet e Zaevit për bashkëpunim (VIDEO + FOTO)

Shkup, 20 Mars – “Mënyrë e këtillë e kampanjës “hidh gurin e mshef dorën” është tipike për marksistët dhe komunistët.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot ka prezantuarë SMS porositë që i ka pranuar nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili ka kërkuarë bashkëpunim. Zëdhënsi i PDSH-së Luan Tresi tha mënyra e këtillë e kampanjës “hidhë gurin e mshef dorën është e njohurë për marksistët dhe komunistët”. Me këtë rast dua të nxjerr para jush fakte për lutjet, laritjet dhe lëpirjet, që kryetari i LSDM-së i ka bërë kryetarit të PDSH-së. Tha luan tresi zëdhënës i PDSH-së.

PDSH-ja dhe Kryetari i PDSH-së refuzojnë të bëjnë marrëveshje nëntokësore dhe sekrete me cilën do. Ky është virtyt 20 vjeçar i PDSH-së dhe Kryetarit të PDSH-së, që mos të pranojnë marrëveshje të këtilla.

PDSH është parti demokratike dhe punon me transparencë dhe nuk i preferon metodat e këtilla të kohërave të errëta të komunizmit dhe të fashizmit.

Pas tentimeve të pasuksesshme të disa shqiptarëve kasnec të LSDM-së, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev fillon ti bëj kryetarit të PDSH-së telefonata dhe të dërgoj dhjetëra SMS porosi në mëngjes, brenda ditës dhe pas mesnate.

“Kjo është vetëm një sqarim para opinionit dhe sidomos para shqiptarëve, pse ky sulm kaq i ashpër dhe i fëlliqur i LSDM-së ndaj meje, që mundohen edhe babën të ma rrotullojnë në varr, është se unë nuk pranoj as me ata, as me të tjerët, të punoj në raporte vasaliteti. Ky është vetëm një sqarim, nuk ka të bëjë me kurrfarë denoncimi”, u shpreh Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Sot para jush do ti publikojmë disa nga SMS porosit, në origjinal, ashtu siç janë të shkruara në gjuhën maqedonase!”
SMS – ” Kryetar ju lutem të dëgjohemi, të paktën një takim, ju faliminderit Zoran Zaev “.
SMS – ” VMRO-DMPME në Tetovë është duke bashkëbiseduarë me BDI-në a ne mundemi edhe praktikishtë të tregojmë se kush jemi ne në Tetovë, personalishtë do të votojë unë në Tetovë dhe do të marë pjesë në kampanjën e Sadi Bexhetit dhe PSDH-së në Tetovë. Dhe e dijë se jo vetëm maqedonasit e LSDM-së porë të gjithë maqedonasit në Tetovë, si të vendosini do të ketë mirëkuptim, politikë zoti qoftë me ne qoftë letë edhe për ju edhe për ne Zoran Zaev.





Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *