Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takime me diplomat perendimor (VIDEO)

Thaçi takime me diplomat perendimor (VIDEO)

Tetovë, 10 Mars – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar, z. Chris Henshaw.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale me theks të veçantë për zgjedhjet e shpallura presidenciale dhe ato parlamentare. Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan për kodin zgjedhor si dhe për zhvillim të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi do të vazhdojë takimet me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, z.Kristofer Ivon.

Pas takimit Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi për mediat deklaroi:

“Kisha dy takime shumë të rëndësishme, një me Institutin Nacional Demokratik, NDI dhe idesë së tyre për të pasur debate televizive mes kandidatëve për President ju përgjigja pozitivisht. Në këtë takim me mua ishte edhe kandidati për president i PDSH-së, z.Iljaz Halimi.

Po ashtu kisha takim jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Maqedoni. Biseduam për shumë çështje, për zgjedhjet presidenciale, për zgjedhjet parlamentare, po ashtu kishte interesim për mundësitë të bashkëpunimeve të mëtutjeshme mes partive politike, për procesin kryesor që është ngecja e euro-integrimeve dhe integrimeve drejtë NATOs.

U ndamë bashkërisht me një përshtypje të mirë për vendimet e fundit politike që i ka marrë PDSH-ja.

Ne pyetjen e gazetareve lidhur me qëndrimin e BDI-së për kontestimin e çdo kryetari të zgjedhur në zgjedhjet presidenciale, kryetari i PDSH-së z.Thaçi deklaroi:

“Është politikë manipulative, disa herë jam përgjigjur, është politikë e gënjeshtrave të mëdha. Ti mbajmë mend fjalët, të shohim si do të sillen në raundin e dytë. Do ti incizojmë me kamera në të gjitha vendvotimet, edhe Ali Ahmetin edhe funksionarët e tij kur ta marrin fletën të votojnë për kandidatin për president.
Mendoj se vet akti i ulët i propozimit që zgjedhjet parlamentare të jenë në raundit e dytë s’ka përgjigje tjetër, ata janë kooperativë, të nënshtruar dhe bashkëpunues para Gruevskit, drejt një fenomeni shumë të qartë, dorëzimit të plotë para tij”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *