Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takoi ambasadorin e Bullgarisë z.Ivan Petkov (VIDEO)

Thaçi takoi ambasadorin e Bullgarisë z.Ivan Petkov (VIDEO)

Tetovë, 14 Mars – Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, z.Ivan Petkov.

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend, z. Ivan Petkov.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, për zgjedhjet e shpallura si dhe për zhvillim të zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Gjithashtu temë e diskutimit ishte de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve. Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *