Home / Lajme / Rajon / Tirana përgënjeshtron: “Terroristët” s’janë shtetas shqiptarë

Tirana përgënjeshtron: “Terroristët” s’janë shtetas shqiptarë

22 Mars-
Policia e Shtetit saktëson se lajmi i publikuar në media nuk është i vërtetë

Vrasja e 3 personave dhe plagosja e 5 të tjerëve dje në Turqi ka ngritur pikëpyetje mbi autorësinë e veprës që policia turke e quajti, akt të pastër terrorist. Sipas ministrit të Brendshëm turk, vrasjet janë kryer nga 3 shqiptarë, një prej tyre nga Kosova, të cilët janë vënë në pranga. Por, Ministria e Brendshme e Shqipërisë konfirmoi se asnjë prej të pranguarve nuk është shtetas nga Shqipëria.

“Nisur nga lajmi i publikuar sot në media, ku aludohet për arrestimin e tre shtetasve shqiptarë në lidhje me një sulm terrorist në Turqinë qendrore, sqarojmë opinionin publik se: Nga Policia e Shtetit, përmes oficerit të kontaktit në Turqi, është shkëmbyer informacion i menjëhershëm me Policinë Turke, nga ku rezulton se tre shtetasit e arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese turke nuk janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Policia e Shtetit saktëson se lajmi i publikuar në media nuk është i vërtetë dhe rikonfirmon dhe një herë angazhimin e saj maksimal në luftën kundër terrorizmit.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë nga ana e saj bën të ditur se asnjë prej shtetasve që dyshohen për sulmin nuk janë shqiptarë.

“Në kontaktet që kemi vendosur, asnjë prej shtetasve të përfshirë në këtë sulm nuk është shqiptar nga Shqipëria”, thanë burime të MB për BalkanWeb.

Më herët gjatë vitit, agjencitë e zbulimit thanë se disa qindra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia mund të kenë shkuar në Siri për të luftuar, ndërsa askush nuk ka numra të saktë të tyre.

Më 11 mars policia e Tiranës kishte arrestuar 8 persona, ndërsa kishte shpallur në kërkim 6 të tjerë nën akuzën e krijimit të celulave të rekrutimit të besimtarëve myslimanë për të luftuar me grupet e opozitës në Siri

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *