Home / Lajme / Maqedoni / Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

Tragjedi në familjen shqiptare, 3 fëmijë gjenden të therur, dyshohet se i ka vrarë e ëma

09 Mars – Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Tre fëmijë, të moshave 4, 11 dhe 14 vjeç janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Lecco të Italisë

Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Tre fëmijë, të moshave 4, 11 dhe 14 vjeç janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Lecco të Italisë.

Nuk dihet ende se kush është autori i kësaj ngjarjeje të tmerrshme, por policia dyshon se mund të ketë qenë mamaja e tyre, ajo që i ka vrarë barbarisht fëmijët e saj me thikë, dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë, e cila kur ka shkuar në vendngjarje ka gjetur trupat e pajetë të tre fëmijëve mbi krevat, si dhe nënën e tyre të plagosur rëndë. Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mendohet se fëmijët janë vrarë në dhoma të ndryshme të banesës duke i ikur nënës, e cila më pas i kishte vënë në krevatet e tyre. Mediat italiane raportojnë se policia ka gjetur edhe një thikë të madhe kuzhine parni trupit të pajetë të fëmijëve, thikë me të cilën dyshohet që nëna të ketë vrarë fëmijët, megjithatë kjo mbetet për tu verifikuar.

Ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mendohet se janë kushtet e rënda ekonomike të familjes. Shqiptarja 37-vjeçare ishte e ndarë nga bashkëshorti prej disa kohësh, dhe jetonte vetëm me tre fëmijët e saj në Bergamo të Italisë.

Policia po përpiqet të kontaktojë me babanë e fëmijëve për të mësuar më tepër rreth jetës së tyre dhe të nënës së tyre, por është e vështirë të lidhet kontakti me të pasi ai ishte divorcuar që para shumë vitesh dhe nuk jetonte më me familjen./ Shekulli

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *