Home / Lajme / Maqedoni / Ujqit e Natës” nga Maqedonia përkrahë rusëve në Krime

Ujqit e Natës” nga Maqedonia përkrahë rusëve në Krime

07 Mars- Ujqit e Natës të Maqedonisë, të njohur si motoçiklistët rebel kanë udhëtuar së bashku me çetnikët serb drejt Ukrainës

Ujqit e Natës të Maqedonisë, të njohur si motoçiklistët rebel kanë udhëtuar së bashku me çetnikët serb drejt Ukrainës për të ndihmuar Rusinë për pushtimin e Krimesë. Prijësi i këtij grupi është Lenin Jovanovski, i cili gjithashtu është edhe kryetar i Federatës së Motociklistëve të Maqedonisë.
Ky grup, sidomos Çetnikët serbë kanë thënë se janë ftuar nga kozakët dhe se kanë shkuar për t’ia kthyer ndihmën rusëve.

“Ne përfaqësojmë ‘Lëvizjen çetnike’ dhe qëllimi ynë është që në emër të popullit serb ta mbështesim popullin rus. Aktualisht këtu gjithçka është si dikur në Serbi. Perëndimi dhe Europa po e financojnë opozitën dhe ata po flasin se duan në Europë, e kjo është një gënjeshtër” ka thënë Milutin Malisic i cili është prezantuar si komandantin e gardës çetnike “Ujqit”.

Sipas tij, në kohën e luftarëva në Jugosllavinë e dikurshme, ka pasur një numër të madh të vullnetarëve rusë të cilët kanë luftuar në anën serbe dhe kanë ndihmuar si vllezër.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *