Home / Lajme / Botë / Ukraina përgatitet për luftë

Ukraina përgatitet për luftë

2 mars-Të paktën 15 mijë trupa ruse janë fluturuar drejt Sevastopolit në Krime, ndërsa ushtria po grumbullohet pranë kufijve ukrainas, gati për të nisur pushtimin, duke detyruar Kievin që të mobilizojë përveç ushtrisë së rregullt edhe 1 milionë rezervistë.

Ukraina shpalli mobilizimin e përgjithshëm të të gjithë rezervistëve të saj, pasi Parlamenti Rus aprovoi kërkesën e presidentit Putin për të vendosur trupa në vend.

Aktualisht, Rusia ka praktikisht nën kontroll të gjithë krahinën e Krimesë, së banuar me shumicë nga rusë etnikë, por kërkesa e presidentit Putin përfshinte të gjithë vendin.

Të paktën 15 mijë trupa ruse janë fluturuar drejt Sevastopolit në Krime, ndërsa ushtria po grumbullohet pranë kufijve ukrainas, gati për të nisur pushtimin, duke detyruar Kievin që të mobilizojë përveç ushtrisë së rregullt edhe 1 milionë rezervistë.

Nëse Rusia do të shkelë kufijtë, besohet që Ukraina mund të shpallë mobilizimin e të gjithë meshkujve të aftë për të mbajtur armë, për të luftuar për mbrojtjen e vendit, transmeton TCH. Në shpalljen e vendimit të mobilizimit, Andriy Parubiy, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Ukrainë theksoi se trupat janë vendosur tashmë në gatishmëri të plotë luftarake.

Presidenti i vendit, Olexander Turchynov ka paralajmëruar se fillimi i një lufte do të “sillte fundin e çdo marrëdhënie dypalëshe me Rusinë”.

Ai shprehu bindjen që Ukraina është në gjendje të mbrojë veten e saj, ndërsa në një thirrje adresuar kombit bëri thirrje për unitet në këtë “orë krize”.

Presidenti Obama zhvilloi ditën e shtunë një bisedë telefonike 90 minutëshe me homologun Putin, në të cilin i kërkoi në mënyrë të përsëritur që të respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe të tërheqë trupat aktuale nga Krimeja.

Presidenti Putin, nga ana e tij theksoi se Rusia rezervon të drejtën të ndërhyjë në Ukrainë për të mbrojtur interesat e rusëve etnikë dhe rusishtfolësve në të gjithë vendin. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *