Home / Lajme / Maqedoni / Ulen çmimet e 352 llojeve të barnave (VIDEO)

Ulen çmimet e 352 llojeve të barnave (VIDEO)

Shkup, 18 Mars – Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov ka deklaruar se janë ulur çmimet e 352 lloje të barnave që përmbajnë lëndë narkotike. Këtu janë përfshirë edhe ato barna për përdorim spitalor dhe ato që shërbehen në farmaci.

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov ka deklaruar se ulja e vazhdueshme e çmimeve të këtyre barnave është bërë në bazë të ndryshimeve të fundit në Ligjin për barnat. Në bazë të metodologjisë së miratuar çmimet e barnave janë ulur dy herë në vit, ndërsa kjo politikë e Qeverisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë dhe Ministrisë për të ulur çmimet e barnave bëhen në kuadër të reformave sistematike për të mundësuar qasje më të madhe të barnave që janë të nevojshme për shëndet më të mirë dhe për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të caktuara”, ka thënë ministri Todorov.

Kjo është hera e pesë që bëhet një ulje e tillë, ndërsa vlerësohet se kursimet vjetore arrijnë në më shumë se tre milionë euro, ndërkohë që kursimet nga të gjitha pesë shkurtimet e çmimeve të ilaçeve të bëra deri tash vlerësohen mbi 30 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *