Home / Lajme / Maqedoni / Usaid dhe Ecolog themelojnë fond për biznes (VIDEO)

Usaid dhe Ecolog themelojnë fond për biznes (VIDEO)

Tetovë, 27 Mars – Agjencioni Amerikan Usaid dhe kompania e njohur tetovare Ecolog kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe kanë inauguruar fondin për gra dhe të rinj në biznese të vogla.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ambasador i Amerikan në Republikën e Maqedonisë Poll Uollers, pronari i Ecolog-ut Lazim Destani si dhe gra të suksesshme në biznes. Pronari i kompanisë së njohur tetovare Lazim Destani me këtë rast tha se jam i kënaqur për lidhjen e bashkëpunimit të sotëm, midis Agjensionit së qeverisë Amerikane USAID dhe kompanisë tonë Ecolog.

“Kjo marrëveshje mbi të gjithë do të sjellë rezultate konkrete në zhvillimin e ekonomisë në rajonin e Pollogut. Nëpërmjet mekanizmave të caktuar, bashkëpunimi ynë pritet ta zbutë varfërinë dhe papunësinë dhe do ti motivojë dhe kompanitë tjera që të ndjekin filozofinë e përgjegjësisë shoqërore në biznes sepse në instacë të fundit ky model gjeneron efektet pozitive për zhvillimin të qëndrueshëm të vetë biznesit” tha Destani.

Ndërsa ambasador i amerikan në Maqedoni Poll Uollers tha se jam i kënaqur që kompania Ecolog është partneri i ynë në këtë projekt.

“Kjo për arsyje se kjo kompani është një kompani përparimtare e cila është e vëtëdijëshme se ndërmarrjet më të mëdha mund dhe duhet të kontribuojnë tek komunitetet e tyre ”, tha Uollers.

Ndryshe Ecologu në këtë bashkëpunim investoi po aq mjete sa edhe USAID-i për themelimin e këtij fondi. Në vazhdën e këtij fondi parashihet edhe zbatimi i strategjisë së përgjithshme e cila do të mbështete bizneset e vogla. Së këndejmi, Ecolog si dhe kompanitë më të mëdha të ngjashme do të mund të formojnë imazhin ekonomik dh të sigurojnë jetë më cilësore për ata që gjenden në rethin e tyre, u tha gjatë nënshkrimit të bashkëpunimit mes Ecolog dhe Usaid.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *