Home / Lajme / Maqedoni / USHT kërkon nga Kosova dhe Shqipëria 22 nëntori të shpallet festë (VIDEO)

USHT kërkon nga Kosova dhe Shqipëria 22 nëntori të shpallet festë (VIDEO)

Tetovë, 06 Mars – Universiteti Shtetëror i Tetovës, propozon që 22 nëntori të shpallet festë kombëtare në Shqipëri dhe Kosovë. Kërkesën drejtuar dy qeverive ua ka adresuar rektori i USHT-së Vullnet Ahmeti.

Ai gjatë një pres konference me gazetarë tha se njofton opinionin publik , me propozimin për shpalljen e 22 nëntorit – ditës së Alfabetit shqip, festë shtetërore në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, e cila i drejtohet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.“Duke marrë parasysh rëndësinë historike dhe kombëtare të ditës së Alfabetit shqip, i cili në një periudhë të vështirë historike në qytetin e Manastirit tuboi në gjirin e vet atdhetarët më eminentë të çështjes kombëtare nga të gjitha trojet tona etnike, Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur më datë 27 shkurt 2014, miratoi njëzëri propozimin, që 22 nëntori, dita e Alfabetit shqip të shpallet festë shtetërore edhe në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës”, tha reltori Ameti.Sipas tij me këtë akt dy qeveritë do të dëshmojnë senzibilizimin për të nderuar këtë vepër kombëtare. “Me këtë akt, Ju dhe qeveritë respektive do të dëshmonit për një sensibilizim të gjithëmbarshëm kombëtar dhe do të nderonit veprën e çmuar kombëtare të të parëve tanë, të cilët nuk kursyen asgjë për të mirën e gjeneratave të ardhshme. Mbetemi me shpresë se do ta shqyrtoni Propozimin e Senatit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe do ta miratoni pozitivisht”, deklaroi Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *