Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon kthimi i studentëve në pikat kufitare (VIDEO)

Vazhdon kthimi i studentëve në pikat kufitare (VIDEO)

Tetovë, 05 Mars – Vazhdon kthimi i në kufij i studentëve nga Kosova dhe Presheva të cilët studiojnë në universitet në Maqedoni, gjegjësisht në Tetovë.

Kthimi i studentëve bëhet me arsyetim se studentët nuk kanë të rregulluar lejen e qëndrimit në Maqedoni. Studentëve në pikat kufitare u thuhet që pa rregulluar këtë çështje ata nuk mund të hyjnë në territorin e Maqedonisë.

Studentët theksojnë se ndaj tyre shqiptohet ndalesë 24 orëshe, ndërsa për të dytën herë ata mund të marrin ndalesë prej 3 – 6 muaj dhe kjo do të rrezikojë studimet e tyre. Dukuria e tillë disa javë të tëra po ndodhë me studentët e Luginës së Preshevës, që po përjetojnë këtë odiesadë tmerri dhe ndalese për të vijuar studimet në dy universitetet në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Sipas burimeve tona në pikën kufitare në Jazhincë, ditëve të fundit kthehen shumë studentë nga Kosova të cilët nuk kanë të rregulluar komplet dokumentacionin. Ky problem nuk është aktual por zgjat me vite të tëra. Edhe pse para disa ditësh u mbajt një debat me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendëshme pikërisht për këtë çështje megjithatë ky problem nuk është tejkaluar.

Televizioni Koha, mëson se edhe gjatë ditës së djeshme dhe ditëve të kaluara shumë student janë kthyer sërish në vendet e tyre gjegjësisht në Kosovës me arsyetimin se nuk kanë rregulluar çështjen e lejes së qëndrimit në Maqedoni. Studentët kërkojnë që kjo punë të rregullohet sa më shpejt sepse disave edhe u është shqiptuar ndalesë edhe më shumë se një vit dhe tashmë kanë humbur një vit studimesh në universitetet e Tetovës.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë theksuar se ligji për të huajt është i qartë dhe i njëjti vlen për të gjithë njëlloj vetëm se ai duhet zbatuar.“Kemi më shumë raste kur nga kufiri kthehen shumë studentë. Po problemi është se studentët nga Shqipëria, Kosova po edhe Presheva njëjtë si edhe qytetarët tjerë të huaj që jetojnë në Maqedoni, duhet t’i rregullojnë dokumentet për leje-qëndrimi. Problemi për qëndrim të të huajve e Maqedoni, paraqitet në momentin kur persona të caktuar pa e rregulluar lejen e qëndrimit të përkohshëm, kërkojnë të zhvillojnë të drejtën e qëndrimit këtu. Edhe studentët nga Serbia duhet të aplikojnë në ambasadën e Maqedonisë si të gjithë të tjerët, të kërkojnë lejen e qëndrimit të përkohshëm”, thekson Elizabeta Kushovska, nga zyra për shtetasit e huaj – sektori për punë të brendshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *