Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon rasti ‘Monstra’, dëgjohen telefonatat e të dyshuarve

Vazhdon rasti ‘Monstra’, dëgjohen telefonatat e të dyshuarve

12 mars-
“Do të ketë dëshmitarë nga të dy palët, do të dëgjohen transkripa të telefonatave që janë bërë dhe shpresojmë që kjo seancë të jetë në favor të personave që akuzohen pa faj”, tha Raufi.

Sot pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore për të akuzuarit e rastit “Monstra”, ku do të dëgjohen transkripe të telefonatave të dëshmitarëve dhe të akuzuarve.

Avokati mbrojtës, Naser Raufi shpreson që seanca e sotme do të jetë në favor të të akuzuarve, njofton Portalb.

“Do të ketë dëshmitarë nga të dy palët, do të dëgjohen transkripa të telefonatave që janë bërë dhe shpresojmë që kjo seancë të jetë në favor të personave që akuzohen pa faj”, tha Raufi.

Ai edhe njëherë theksoi se në gjykatë asnjëherë nuk është folur konkretisht për rastin në fjalë, gjithmonë favorizohen gjëra të tjera që nuk kanë të bëjnë me rastin “Monstra”.

Ndërkaq personat e akuzuar u arrestuan më 1 maj në operacionin e koduar “Monstra”, çka dhe solli protesta të shqiptarëve dhe acarim të marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *