Home / Lajme / Maqedoni / Verifikimi në Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale përfundon të premten në mesnatë (VIDEO)

Verifikimi në Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale përfundon të premten në mesnatë (VIDEO)

Shkup, 6 mars 2014 – Nesër në mesnatë përfundon verifikimi dhjetëditor publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale për qytetarët nga vendi dhe diaspora.

Deri më tani përmes ueb-faqes së Komisionit shtetëror zgjedhor, verifikim në listën zgjedhore kanë bërë 80.000 qytetarë, ndërsa deri te Komisioni përmes Përfaqësive diplomatiko konsullare (PDK) janë parashtruar 2,747 kërkesa nga diaspora, nga të cilat 2.415 janë pranuar. Pjesa më e madhe e tyre janë shtetas të Maqedonisë, të cilët jetojnë ose janë me qëndrim në vendet evropiane.

Shtetasit e Republikës së Maqedonisë, të cilët janë në punë të përkohshme ose me qëndrim jashtë vendit mundet përmes postës elektronike përmes PDK deri te KSHZ-ja ose deri në KSHZ të parashtrojnë Kërkesë për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në certifikatat e ndryshme nga Lista zgjedhore dhe/ose të parashtrojnë Kërkesë për votim për zgjedhjet e ardhshme presidenciale gjithashtu deri të premten në mesnatë. Kërkesat e zbatuara dhe paraqitjet përmes PDK-së, Ministria e Punëve të Jashtme duhet t’i dërgojë deri në KSHZ menjëherë ose më së voni deri më 10 mars.

Lista zgjedhore e partive politike duhet të dorëzohet deri më 12 mars. KSHZ-ja e përdundon Listën zgjedhore më së voni deri më 12 mars.

Zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni janë caktuar për më 13 prill. Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 24 mars, 20 ditë para zgjedhjeve. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve më 27 prill në vend do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për çka afatet zgjedhore Komisioni Shtetëror Zgjedhor do t’i komunikojë në ditët në vijim.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *