Home / Lajme / Maqedoni / Vijojnë problemet e studentëve të Luginës (VIDEO)

Vijojnë problemet e studentëve të Luginës (VIDEO)

03 Mars – Studentë të Luginës së Preshevës edhe dje janë përballur me probleme në vendkalimin kufitar Tabanoc, ku një student konfirmon se është kthyer nga pika kufitare, me arsyetimin se nuk ka vendqëndrimin e siguruar.

Studentët shqiptarë të kësaj treve javëve të fundit po përballen me presionet e tilla në pikat kufitare dhe janë pranë ndërprerjes së studimeve të tyre. Nga ana tjetër, studentëve të Luginës u është kërkuar edhe nga autoritetet e unviersiteteve që të përmbushin kushtet që kërkon ligji për të huajt për vendqëndrim. Por studentët theksojnë se ky ligj është i komplikuar dhe kërkohen kushte që bashkë me aplikacionin duhet dërguar në ambasadën e Maqedonisë në Beograd. Për studentët e huaj, problem paraqet dhe sigurimi shëndetësor, i cili kushton 500 euro në vit, ndërkohë që studentët thonë së nuk qëndrojnë një vit të plotë në Maqedoni, por vetëm ata muaj sa zgjasin ligjëratat.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë theksuar se ligji për të huajt është i qartë dhe i njëjti vlen për të gjithë njëlloj vetëm se ai duhet zbatuar.“Kemi më shumë raste kur nga kufiri kthehen shumë studentë. Po problemi është se studentët nga Shqipëria, Kosova po edhe Presheva njëjtë si edhe qytetarët tjerë të huaj që jetojnë në Maqedoni, duhet t’i rregullojnë dokumentet për leje-qëndrimi. Problemi për qëndrim të të huajve e Maqedoni, paraqitet në momentin kur persona të caktuar pa e rregulluar lejen e qëndrimit të përkohshëm, kërkojnë të zhvillojnë të drejtën e qëndrimit këtu. Edhe studentët nga Serbia duhet të aplikojnë në ambasadën e Maqedonisë si të gjithë të tjerët, të kërkojnë lejen e qëndrimit të përkohshëm”, thekson Elizabeta Kushovska, nga zyra për shtetasit e huaj – sektori për punë të brendshme.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *