Home / Lajme / Maqedoni / Viktima e 11 nga gripi sezonal

Viktima e 11 nga gripi sezonal

Shkup, 06 Mars – Në Maqedoni sot u regjistrua viktima e 11 nga virusi i grupit sezonal dhe se bëhet fjalë për një 81 vjeçare nga Negotina.

Nga klinika infektive në Shkup informuan se pacientja ishte pranuar disa ditë më parë dhe po kurohej, mirëpo gjendja e saj ishte rënduar tejmase për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën dhe veshkët.

Mjekët theksuan se edhe përkundër terapisë kundër virusit të gripit, pacienti sot ka ndërruar jetë. Në këtë klinikë tani për tani janë të hospitalizuar 98 pacientë.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *