Home / Lajme / Botë / Vritet i riu shqiptar në një qendër tregtare në Itali

Vritet i riu shqiptar në një qendër tregtare në Itali

Itali, 17 Mars – Një burrë me origjinë shqiptare, është vrarë sot rreth orës 11, nga të shtëna armësh në provincën e Misanos në Rimini.

Viktima është Mimet Zyberi, 26 vjeç, i cili është gjetur i vdekur në rrugë përpara një supermarketi.

Siç raportojnë mediat italiane, Mimet Zyberi është qëlluar tetë herë me pistoletë në sy të gruas së tij. Nga hetimet paraprake rezulton se autori ka qëlluar shqiptarin pas një zënke, duke u larguar më pas nga vendi i krimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilat po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *