Home / Lajme / Maqedoni / Zbardhen emrat e listave për deputetë të BDI-së

Zbardhen emrat e listave për deputetë të BDI-së

Tetovë, 21 Mars – Kryesia qendrore e BDI-së sonte po mban mbledhjen e kryesisë qendrore ku po diskutohen listat për deputetë në njësitë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në këtë mbledhje siç bëhet e ditur po diskutohen kandidaturat dhe mundësia e miratimit të disa bartësve të listave në disa njësi zgjedhore.

Debatet do të vazhdojnë deri në mesnatë, ndërsa në kombinime janë disa emra që do të mund t`i prijnë listave për deputetë.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, në njësinë zgjedhore 1, bartëse e listës për deputetë pritet të jetë Ermira Mehmeti, pas saj vjen Rafiz Aliti apo ndonjë kandidaturë tjetër e diskutuar nga Saraji, ndërsa numri tre në listë do t`i takojë komunës së Studeniçanit.

Në njësinë e dytë zgjedhore gjithashtu po diskutohen disa kandidatura ku si bartës pritet të jetë deputeti i deritanishëm Rexhail Ismaili, në vend të dytë Shkodrane Dardhishta, më pas vijon me Mirvan Xhemailin dhe Artan Grubin.

BDI do të garojë edhe në njësinë e tretë zgjedhore ku si emër është propozuar për bartës liste është Behixhudin Shehapi.

Në njësinë e pestë zgjedhore për bartës liste pritet të jetë Musa Xhaferi, menjëherë pas tij Ramiz Merko. Në njësinë e gjashtë zgjedhore listës do t`i prijë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga Hazbi Lika, dhe më pas lista vijon me Talat Xhaferin, Xhevat Ademin, Vjollca Memeti, etj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *