Home / Lajme / Maqedoni / Zyrtare: Ismail Beluli, kandidati për deputet i BDI-së për Evropën

Zyrtare: Ismail Beluli, kandidati për deputet i BDI-së për Evropën

03 Mars – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të garojë në Njësinë Zgjedhore për Evropën, me kandidatin Ismail Beluli.

Lajmi jepet ekskluzivisht për Aktuale.mk, nga burime zyrtare pranë selisë blu.

Zoti Beluli, një shqiptar gostivaras që jeton dhe vepron në Zvicër, është jurist me vokacion dhe pronar i një agjencie të mirënjohur turistike.

Me këtë vendim, BDI nis dhe zyrtarisht procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

E drejta për votim e diasporës, dhe mundësia për përfaqësim parlamentar i mërgimtarëve shqiptarë nga Evropa dhe nga SHBA, ka angazhuar seriozisht partinë e Ahmetit.

Që nga e shtuna, tre krerët e komunave shqiptare, Çair, Kërçovë dhe Dibër, ndodhen në SHBA për takime me mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në kontinentin amerikan.

Zoti Mexhiti, zoti Dehari dhe zoti Lata do të qëndrojnë për disa ditë në të gjitha qytetet ku jetojnë mërgimtarët e shkuar prej vitesh në Amerikë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *