Home / Sport / Zyrtare: Robben vazhdon kontratën me Bayernin

Zyrtare: Robben vazhdon kontratën me Bayernin

Arjen Robben ka nënshkruar kontratën e re me Bayernin e Munichut e cila do ta mbajë atë në Allianz Arena deri në vitin 2017.

Edhe pse fillimisht u mendua se trajneri i ri Pep Guardiola mund ta largojë anësorin nga skuadra, në fakt ndodhi e kundërta me holandezin që u bë shtyllë e skuadrës së spanjollit duke shënuar 18 gola dhe 10 asistime në të gjitha garat.

Kjo formë nuk ka kaluar pa u shpërblyer, dhe Arjen tash ka fituar vazhdim dyvjeçar të kontratës dhe do të jetë i lidhur me klubin gjerman deri në qershor të vitit 2017.

“Jam i ngazëllyer që tash kemi nënshkruar kontratën e re dhe do të vazhdoj të kërkoj trofe me Bayernin. Unë tash jam në sezonin tim të pestë në Munich dhe do të ketë edhe tre të tjerë pas këtij”.

“Nuk mund të ketë indikacion më të mirë se sa i lumtur ndjehem unë dhe familja ime që jemi këtu dhe sa shumë po kënaqem duke luajtur për këtë klub dhe këtë ekip”.

“Mezi pres të shijoj vitet e ardhshme – dhe të fitoj edhe më shumë trofe me Bayernin”, ka thënë Robben.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *