Home / Lajme / Maqedoni / 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj për zgjedhjet

8.325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj për zgjedhjet

7 prill- Sipas të dhënave nga ueb-faqja e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), OJQ MOST deri më tani ka karedituar 1.790 vëzhgues, Shoqata për aktivitete humanitare SINERGIJA 4.970, SHoqata e qytetarëve për demokratizim dhe ngritje të vetëdijes kolektive “Lëvizja VEPRO” 1.500, CIVIL-Qendra për liri 50 vëzhgues, Shoqata e qytetarëve-Qendra për zhvillim të mediumeve – Shkup nëntë dhe Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim gjashtë vëzhgues.

Për ndjekjen e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre të parakohshme parlamentare deri më tani janë akredituar 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj, si dhe 222 përkthyes.

Sipas të dhënave nga ueb-faqja e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), OJQ MOST deri më tani ka karedituar 1.790 vëzhgues, Shoqata për aktivitete humanitare SINERGIJA 4.970, SHoqata e qytetarëve për demokratizim dhe ngritje të vetëdijes kolektive “Lëvizja VEPRO” 1.500, CIVIL-Qendra për liri 50 vëzhgues, Shoqata e qytetarëve-Qendra për zhvillim të mediumeve – Shkup nëntë dhe Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim gjashtë vëzhgues.

Misioni i OSBE/ODIHR-së ka akredituar 41 vëzhgues, OSBE 91 vëzhgues, Asamblea parlamentare e Këshillit të Evropës 21, BE – 27 vëzhgues, ambasadat e SHBA-së – 27 vëzhgues, e Suedisë 13, Italisë, 12, Turqisë – 11, Francës tetë, Bullgarisë dhe Holandës nga gjashtë, e Kosovës – pesë, e Sllovenisë – katër, Polonisë, Greqisë dhe Austrisë dhe Spanjës nga tre, e Kroacisë, Kinës dhe Sllovakisë nga dy vëzhgues, e Gjermanisë, Katarit, Malit të Zi dhe Serbisë nga një vëzhgues dhe e Organizatës daneze SILBA dhe Asociacionit për përparim, edukim dhe lobim NEL – 31 vëzhgues.

Kërkesa për akreditim drejt KSHZ-së për zgjedhjet presidenciale ka përfunduar, përderisa për zgjedhjet parlamentare, sipas Listës së afateve të Komisionit, është deri më 22 prill

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *