Home / Lajme / Maqedoni / Ademi në Vrapçisht: BDI-ja angazhohet që zgjedhjet presidenciale të dështojnë

Ademi në Vrapçisht: BDI-ja angazhohet që zgjedhjet presidenciale të dështojnë

10 prill-“Si gjithmonë BDI do të punojë që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Do t`i mundësojmë që çdo pjesëmarrës në zgjedhje të prezantojë platformën dhe kandidatët, kurse qytetarët ditën e zgjedhjeve të dalin të qetë të votojnë. Ne angazhohemi që zgjedhjet presidenciale të dështojnë, u bëjmë apel shqiptarëve që të mos dalin të votojnë më 13 prill. Kurse, me 27 prill të gjithë të organizuar duhet të votojmë për opsionin që sjell fitore dhe që garanton zhvillim”, tha Ademi.

Shefi Shtabit Qendror Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Abdilaqim Ademi i shoqëruar nga shefi i Shtabit Komunal të Vrapçishtit, z. Bilen Saliu dhe kandidatit për deputet z. Ahmet Aliti vizituan shtabet vendore, ku u takuan me qytetarë dhe aktivist të BDI-së.
Shefi i Shtabit komunal njoftoi qytetarët për aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme të BDI-së në Komunën e Vrapçishtit.
“Ne jemi organizuar në nivel komunal dhe në përpikëri do të zbatojmë strategjinë e BDI-së, me qëllim që çdo votues dhe qytetarë në komunën tonë të ketë mundësi të dëgjojë ofertën dhe platformën e BDI-së dhe ditën e zgjedhjeve të gjithë të dalim dhe të votojmë të lirë dhe të qetë, të votojmë BDI-në. Me këtë ne do të japim forcë dhe mundësi Liderit tonë që të realizojë qëllimet dhe objektivat e përcaktuar”, tha mes të tjerash shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor Bilen Saliu.
Kandidati për deputet nga Komuna e Vrapçishtit, Ahmet Alit ftoi qytetarët që të angazhohen për një proces të lirë dhe demokratik.
“Ne kemi shumë arsye për të ftuar të tjerët të na bashkëngjiten dhe të votojnë për BDI-në. Cdo projekt i realizuar në këtë periudhë, edhe në komunën tonë, mban vulën e BDI-së. Kjo është bazë e mirë që të vazhdojmë me realizimin e projekteve të shkruara në platformën tonë zgjedhore”, tha z. Aliti
Ndërkaq, shefi i Shtabit Qendror, Abdilaqim Ademi, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen e deritanishme u zotua se, BDI do të vazhdojë edhe më tutje me realizimin e projekteve.
Ai foli edhe për organizimin e shtabeve dhe për formën e fushatës që do të zhvillojë BDI në këto zgjedhje.
“Si gjithmonë BDI do të punojë që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Do t`i mundësojmë që çdo pjesëmarrës në zgjedhje të prezantojë platformën dhe kandidatët, kurse qytetarët ditën e zgjedhjeve të dalin të qetë të votojnë. Ne angazhohemi që zgjedhjet presidenciale të dështojnë, u bëjmë apel shqiptarëve që të mos dalin të votojnë më 13 prill. Kurse, me 27 prill të gjithë të organizuar duhet të votojmë për opsionin që sjell fitore dhe që garanton zhvillim”, tha Ademi.
Takimet me qytetarë vijuan në Vrapçisht, Toplicë, Sanakos, Gradec, Negotinë të Pollogut dhe Dobrdoll

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *