Home / Lajme / Maqedoni / Afarist nga Turqia në Tetovë

Afarist nga Turqia në Tetovë

17 prill-Më 32 organizata të cilët ajnë në këtë delegacion kemi qëllim që të bëjmë takime me afaristët nga Maqedonia dhe të synimi është që të zhvillojmë dhe përforcojmë bashkëpunimin me biznesin e këtushëm. Do të qëndrojmë 6 ditë në Maqedoni për të siguruar një urë lidhëse për bashkëpunim” tha Oben Ozerdemli.

-Përfaqësues të Odës Ekonomike të afarsitëve të Stambollit qëndrojnë në një vizitë gjashtë ditore në Maqedoni. Ata kanë qëndruar në Tetovë ku kanë takuar afarist të Tetovës për të vendosur bahskëpunim mes tyre. Sipas përfaqësuesve të kësaj ode, kjo është hera e pestë që ata vijnë në Maqedoni. Oben Ozerdemli tha se ky është një takim që ka të bëjë me vendosjen e bashkëpunimit me bizneset në Tetovë, njofton TV KOHA.

“Oda Ekonomike e të gjitha afaristëve dhe industrialistëve e quajtur Tumsiad me seli në Stamboll, e cila ka 56 zyra në Turqi, 8 zyra në Evropë dhe gjithsej në Evropë 52. Ne çdo vit bëjmë vizita në Ballkan, duke filluar nga Shkupi, në Prishtinë, Prizren ku takohemi me afaristët shqiptarë. Është hera e pestë që vijmë dhe zakonisht vizitat i zhvillojmë në pranverë dhe realizojmë takime tet a tet me biznesmenët. Më 32 organizata të cilët ajnë në këtë delegacion kemi qëllim që të bëjmë takime me afaristët nga Maqedonia dhe të synimi është që të zhvillojmë dhe përforcojmë bashkëpunimin me biznesin e këtushëm. Do të qëndrojmë 6 ditë në Maqedoni për të siguruar një urë lidhëse për bashkëpunim” tha Oben Ozerdemli, raporton Tv KOHA.

Në ndërkohë Ahmet Dedeolu përgjegjës për inovacione tha se qëllimi i kësaj vizite është që të vendosen kontake me afarsitët e këtushëm.

“Ne kemi formuar një ekip për inovacione e cila meret prodhimin dhe kualitetin e të gjitha bizneseve. Në këtë grup afaristësh bëjnë pjesë bizneset e vogla dhe ata takohen me përfaqësuesit e këtushëm për të zhvilluar edhe më shumë bashkëpunimin në sferën e biznesit. Me takimin e këtyre bizneseve të vogla dhe të mesme ne dëshirojmë që të sigurojmë kontakt me afaristët tuaj dhe synimi ynë është që të dilet jashtë Turqisë.Ju jeni afër nesh dhe dëshirojmë që të të bashkëpunojmë me bizneset e këtij vendi” tha Dedeolu, transmeton Tv KOHA.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe disa përfaqëues të bizneseve të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *