Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: BDI do të sigurojë fuqi më të madhe në qeverinë e ardhshme

Ahmeti: BDI do të sigurojë fuqi më të madhe në qeverinë e ardhshme

11 prill-Lideri i Partisë dhe kryesuesi i Listës në Njësinë nr. 6, Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij para banorëve të Bogovinës tha se, vota e dhënë për BDI-në dhe për platformën e saj politike, do të sigurojë projekte të realizueshme dhe lehtësisht të kapshme për shqiptarët.

Në kuadër të fushatës “Bashkë më mirë, Bashkë më të fortë, Bashkë për Evropë”, Bashkimi Demokratik për Integrim ndaloi sonte në Komunën e Bogovinës, për të prezantuar platformën e saj politike për zgjedhjet parlamentare të 27 prillit.

Lideri i Partisë dhe kryesuesi i Listës në Njësinë nr. 6, Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij para banorëve të Bogovinës tha se, vota e dhënë për BDI-në dhe për platformën e saj politike, do të sigurojë projekte të realizueshme dhe lehtësisht të kapshme për shqiptarët.

Ai tha se, BDI dhe shqiptarët janë të bindur se në këtë vend mund të punohet dhe të përparohet dhe se nuk duhet humbur shpresat, porse duhet vullnet, guxim dhe punë pasi pa këto nuk ka asgjë.

Ahmeti u shpreh në vijim se, vota për BDI-në do të sigurojë arsim dhe shëndetësi më të mirë, si dhe ditë më të mira për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Ai shtoi se, me mbështetjen e shqiptarëve, BDI do të sigurojë fuqi më të madhe në qeverinë e ardhshme, porse njëkohësisht do të dinamizojë edhe procesin e integrimeve euroatlantike.

“Po hyjmë në një fazë shumë të rëndësishme, në dekadën e dytë të MO-së me çka kemi analizuar të gjitha punët që janë bërë brenda këtyre 10 viteve, po shohim se çështja kombëtare shqiptare ka hyrë në binarë pa kthim pas. Kuptohet se ka akoma punë për të bërë por çështjet kanë lëvizur përpara pa kthim pas. Shtrohen si probleme që duan guxim, veprim, studim, si do të ecim në këtë dekadë pas nënshkrimit të MO-së. Sigurisht që vendi ka nevojë për politika të qëndrueshme, për politika avancuese në të gjitha drejtimet. Nevoja më e madhe është për vende të reja të punës, avancim në fushën e ekonomisë e blegtorisë me qëllim që njerëzit tanë të mos shohin të ardhmen e tyre jashtë syve të prindërve dhe familjes. Si shqetësim në platformën tonë politike është fakti se si do t’i realizojmë këto projekte madhore që janë në dobi të brezave të ri që vijnë pas nesh. Ne duhet të vendosim dhe të materializojmë standardet njëjtë sikur në Evropë. Tregu kërkon dhe ka nevojë edhe ai i Evropës por edhe i rajonit, por kërkon standarde. Ne në aspekt studimor kemi biseduar me të gjithë ku ishim, ne kemi kushte për zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë, kemi mundësi të përkrahim edhe më tej investitorët që kanë fabrikat e tyre, duke qenë në kontakt të përhershëm dhe duke qenë në kontakt me ekspert të ndryshëm, tha Ahmeti.

Ai nuk harroi më pas të theksojë edhe një herë rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO.

“Ne jemi në kontakt të përhershëm ,me të gjitha forcat demokratike. Ne duam që Maqedonia të jetë pjesë e Evropës, ne duam që të gjitha fondet e Evropës të shfrytëzohen deri në centin e fundit. Evropa është e interesuar që ne të jemi pjesë e saj, ky është vullneti i shqiptarëve të Maqedonisë. NATO dëshiron që vendi të jetë pjesë e strukturës euro-atlantike. Shqiptarët kanë vullnet dhe presin këtë. Shqiptarët duan NATO-në pasi duan paqen, stabilitetin, ardhmërinë. Tek NATO është stabiliteti i Maqedonisë, është stabiliteti rajonal dhe ardhmëria e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh qartas kreu i BDI-së.

Duke folur për çështjet ekonomike, Ahmeti tha se ka projekte të cilat kanë rëndësi të veçantë dhe ndër to theksoi Zonën e Lirë të Tetovës.

“Projektet e mëdha realizohen, por ato kërkojnë kohë. Ne si BDI nuk kërkojmë përkrahje për të mundur të tjerët, por ne kërkojmë përkrahje për të realizuar këto projektet e lartpërmendura. Kërkojmë mandat që ne të bëhemi më të rëndësishëm ne vendin tonë, pasi ne si shqiptarë këtu peshojmë më shumë dhe këtu mund dhe duhet të ndërtojmë të ardhmen për gjeneratat që vijnë pas. Guri i rëndë, peshon në vend të vet. Ju ftoj që të jepni mandatin BDI-së, forcës së dëshmuar që ka guxim dhe që nuk bën hap pas dhe nuk tërhiqet nga pozicionet dhe projektet që bën”, tha z. Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *