Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: BDI është aty kur duhet guxim dhe rebelizëm për të drejtat e shqiptarëve

Ahmeti: BDI është aty kur duhet guxim dhe rebelizëm për të drejtat e shqiptarëve

17 Prill – “Ne përherë kemi apeluar se neve shqiptarëve në Maqedoni nuk na duhen më shumë se dy parti – tre, katër ose pesë. Pasi kështu shpërndahen votat, përçahen votat.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi të martën në tubimin në Hasanbeg të Shkupit se BDI është gjithmonë në vendin e duhur, kur duhet guxim dhe rebelizëm, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Ahmeti tha se, BDI luan herë pas herë edhe rolin e opozitës meqë “ajo që e quan vetën të tillë, merret me shpifje dhe me përralla”.

“Ne përherë kemi apeluar se neve shqiptarëve në Maqedoni nuk na duhen më shumë se dy parti – tre, katër ose pesë. Pasi kështu shpërndahen votat, përçahen votat. Ne kemi nevojë për një front shumë më të fortë, dy parti le të jenë, njëra që kryen rolin e pozitës dhe tjetra një opozitë e mençur por jo opozitë që merret me përralla dhe shpifje ditore. Ju sigurisht që keni parë se kur duhet guximi dhe rebelizmi, ne jemi aty. Ligji për BRANITELLAT, pse nuk kaloi? Sepse ne bëjmë edhe rolin e pozitës por edhe të opozitës. Unë jam i kalitur si opozitar dhe kam përmbysur një Jugosllavi dhe këtë le ta dinë mirë të gjithë. Por unë dua që në këtë vend të shkrihen akujt mes komuniteteve dhe mos të shihemi si armiq, ne nuk e kemi ndërmend të lëshojmë vatrat tona, shekujt që kemi lënë pas kemi paguar çmim të lartë, kur shqiptarët për një pushkë dënoheshin me nga 20 vjet burg. Sot kohërat kanë ndryshuar, ne jemi në tokën tonë”, tha Ahmeti.

Ai iu referua edhe zgjedhjeve të së dielës, me ç’rast tha se, mospjesëmarrja e shqiptarëve është në fakt përkrahje e idesë kombëtare të kandidatit konsensual që parashtroi BDI.

“Jo presidentit të njëanshëm! Kohërat kanë ndryshuar, zgjidhet president dhe harron se ka shqiptarë këtu në këtë vend. Më 27 prill ju do të votoni BDI-në por jo edhe kandidatët për president. Dikush thotë jo Stevo, jo Ivanovi. Ata nuk janë zgjidhja jonë, pasi 90 % e shqiptarëve më 13 prill përqafuan idenë tonë. Ne do të punojmë për referendumin që bënë shqiptarët më 13 prill të vitit 2014. Se a do ta realizojmë tani apo pas 5 viteve, nuk është problematike, me rëndësi është se kjo ide nuk ka kthim pas dhe ajo do të realizohet”, u shpreh kreu i BDI-së.

Ai tha se, në BDI mbretëron bindja se vendit nuk do t’i ndodhte asnjë e keqe nëse një institucion i caktuar do të drejtohej nga një shqiptar.

“Ideja jonë nuk ka qëllim të frikësojë maqedonasit, por kërkon që të forcojë lidhjen mes dy komuniteteve më të mëdha”, përsëriti kreu i BDI-së.

Në vijim të fjalës së tij, Ahmeti tha se, BDI nuk është thjesht një strukturë partiake por një lëvizje misionare shqiptare dhe se, kjo është dëshmuar me vullnetin e shprehur radhazi për 12 vite nga shqiptarët e Maqedonisë.

“Nga këtu, nga kjo shkollë unë u bëj ftesë të gjithë atyre që kanë hezitim, le të radhiten në rreshtin e të gjitha vulave të përparimit të çështjes shqiptare në Maqedoni. Ju jeni vula që zyrtarizuat këtë flamur shqiptar, ju vendosët themelet e arsimit shqiptar. Vula juaj është përfaqësimi në çdo vend dhe institucion, është vula e sakrificës dhe e gjakut të shqiptarëve. Nuk do të zhgënjeheni pasi drejtoheni nga një brez shqiptarësh, kuadro të dëshmuar. Po të përparojë kombi ecin përpara të gjithë. Ne këtë popull nuk e drejtojmë për pushtet, por u themi se ky shtet është edhe yni, dhe nuk ka çka ju mbetet hatri të tjerëve”, u shpreh Ahmeti.

Ai nënvizoi më pas se, të gjitha të arriturat në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë mbajnë vulën e BDI-së dhe se, partia do të vazhdojë të këmbëngulë që Maqedonia sa të bëhet më shpejt anëtare e plotfuqishme e NATO-së dhe e BE-së, pasi “për Maqedoninë nuk ka alternativë tjetër më të mirë”. Të tubuarve iu drejtua edhe kryesuesi i Listës, Rexhail Ismaili, i cili tha se, shqiptarët vendosin vetë se kush do t’i përfaqësojë ata në qeveri, ndërsa u shpreh se, për shqiptarët nuk vlejnë marrëveshjet e arritura nëpër kafene. (INA)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *