Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: BDI fitore historike

Ahmeti: BDI fitore historike

27 Prill – “Kam rastin që unë të shpall punën e tyre, një nga fitoret më të mëdha në historinë e BDI-së. BDI-ja në këto zgjedhje ka fituar mbi 150.000 vota të përpunuara.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti shpalli fitore historike, një prej më të mëdhave sipastij në historinë e BDI-së. Sipas rezultateve që i shpalli Ahmeti, BDI-ja ka fituar 3:1 ndaj PDSH-së, me një dallim prej mbi 100 mijë votave.

“Kam rastin që unë të shpall punën e tyre, një nga fitoret më të mëdha në historinë e BDI-së. BDI-ja në këto zgjedhje ka fituar mbi 150.000 vota të përpunuara. Oponenti ynë është nën 50 mijë. Ju them shqiptarëve që nga shtabi qendror komunal dhe lokal këtë fitore, këta burra dhe gra që kanë punuar, ia dedikojnë kombit shqiptarë në Maqedoni. Këtë fitore ia dedikojnë çdo votuesi të BDI-së. Ia dedikojmë çdo shqiptari sepse koncepti jonë, puna jonë që kemi bërë deri tani u dedikohet të gjithë shqiptarëve, por sigurisht merita u takon votuesve të BDI-së. Iu takon diasporës, pa harruar që ka luajtur një rol të madh historik, në të gjitha ngjarjet në hapësirat shqiptare”, deklaroi Ali Ahmeti.

Ahmeti theksoi edhe njëherë se NATO dhe BE-ja mbeten alternativat e vetme për shqiptarët e Maqedonisë dhe për rajonin.
Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *