Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: BDI ndaloi procesin e emigrimit të rinjvei

Ahmeti: BDI ndaloi procesin e emigrimit të rinjvei

20 prill-Në fjalën e tij përpara të tubuarve, kryetari dhe kryesuesi i Listës në Njësinë nr. 6, Ali Ahmeti bëri me dije se në zgjedhjet e 27 prillit të drejtë vote do të kenë për herë të parë edhe 14 mijë të rinj shqiptarë. Ai tha se, ky numër flet për ndalimin e procesit të emigrimit të të rinjve jashtë vendit.

BDI ndaloi mbreme në Tearcë për të zhvilluar tubimin e radhës ku prezantoi platformën e saj dhe kandidatët për deputetë të kësaj zone.

Në fjalën e tij përpara të tubuarve, kryetari dhe kryesuesi i Listës në Njësinë nr. 6, Ali Ahmeti bëri me dije se në zgjedhjet e 27 prillit të drejtë vote do të kenë për herë të parë edhe 14 mijë të rinj shqiptarë. Ai tha se, ky numër flet për ndalimin e procesit të emigrimit të të rinjve jashtë vendit.

“Ne përpiqemi dhe pash disa studime që kishin bërë ekipet tona, unë u gëzova pa masë, vetëm tani në këtë cikël zgjedhor, 14 mijë të rinj shqiptarë për herë të parë votojnë, d.m.th kemi filluar me stopimin e emigracionit, janë hapur vende të reja të punës. Unë e di se duhet edhe shumë punë për tu bërë, Zona e Lirë Ekonomike në Tetovë premton se për 5 vite do të hapen mbi 7 mijë vende të reja të punës, janë ato kompani shtetërore norvegjeze dhe tani më punimet në këtë zonë kanë filluar. Edhe në Kërçovë dhe Strugë pasi një nga plagët që ne na ka sakatuar ka qenë edhe mërgimi, pasi vendi pa njerëz shëmtohet dhe gjithçka që bëjmë ne bëjmë që ata që janë këtu të mbetet këtu dhe ata që janë jashtë të hapim perspektivë edhe për ata pasi vend më të mirë se këtu nuk ka”,tha Ahmeti.

Ai shtoi se BDI ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në vendin e duhur kur duhet mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, ndërsa iu referua edhe projekteve të shumta dhe zhvillimeve të fundit politike.

“Ngado që shkoj, ngado që takoj njerëz ka një atmosferë triumfi. Janë angazhuar me mijëra aktivistë të BDI-së, kanë kuptuar zhvillimit e rëndësishme që ndodhin në vend dhe rajon, por edhe jashtë Evropës dhe tani më ky besim tek BDI është rritur nëpër masa të mëdha, thuajse çdo shqiptar edhe ata që nuk janë me ne po t’i pyesësh në katër sy, BDI thonë se do t’u dalë ZOT të gjitha premtimeve të dhëna, dhe po mos t’i dëgjojnë ata shefat e tyre edhe ata e dëshirojnë fitoren e BDI-së e cila di të bëjë platformë”, theksoi kryetari i BDI-së.

Ai u shpreh në vijim se Maqedonisë i duhen politikanë të përgjegjshëm të cilët janë të gatshëm të investojnë për më shumë paqe, stabilitet, për vizion dhe ardhmëri me qëllim që e kaluara të mos përsëritet.

“Ne dalim me listë, me kandidatë të dëshmuar. Cilindo ta shohësh është më i mirë se tjetri. Abdilaqim Ademi ka kryer detyrën me përgjegjësi, Fatmir Besimi, bashkëvendësi juaj me shumë vigjilencë u ka ndihmuar për çdo gjë. Platforma jonë është e shkruar dhe e argumentuar nga mbi 400 ekspertë të ndryshëm. Unë ju siguroj se asnjëherë nuk do të zhgënjeheni, ajo që kemi shkruar edhe do të materializohet. Partitë tjera le të bëhen shumë më serioze, ato nuk kanë asnjë fletore të vogël as si atë të klasës së parë për ushtrime, dhe kërkojnë besimin e popullit. Bëjeni një fletore për hartim të paktën që ta shohim se çfarë shkrimi keni? E them me keqardhje pasi edhe unë dua të kemi një opozitë të fortë. Si BDI-në nga një forcë ushtarake u bë lëvizje, e bëri transparenca pasi ashtu siç thoshte edhe punonte. Ky është një mandat shumë i rëndësishëm që kërkon një përkrahje të fortë pasi ne po hyjmë në dekadën e dytë të nënshkrimit të MO-s”, vijoi Ahmeti.

Ai iu referua edhe zgjedhjeve për president që u mbajtën më 13 prill, me ç’rast tha se mospjesëmarrja e shqiptarëve është përkrahje e idesë kombëtare të kandidatit konsensual që parashtroi BDI.

“Pse shqiptarët vetëm për vota do t’i duam ne?! Të votojmë Ivanovin apo Pendarovskin?! Jo, asnjërin e as tjetrin! Po thonë disa se njëri më i mirë se ky tjetri qenka! Ne nuk duhet të votojmë për asnjërin pasi ata nuk janë zgjedhja që ofron zgjidhje të mirë. Nëse votojmë njërin apo tjetrin, ne votojmë kundër vetvetes. Ne duhet të kërkojmë realizim të politikave të shëndosha, politikave që ofrojnë presidentin pasi ai është figurë emblematike. Kush është Ivanovi që të kërkojë votat e shqiptarëve?! Vetëm në televizor e shohim. Edhe ky, si e pat emrin… Pendarovski. Ky tani bënë bilbordet edhe në shqip! Pse nuk e bëri këtë para 10 viteve?”, u shpreh kreu i BDI-së.

Ahmeti nënvizoi më pas se, BDI do të vazhdojë të këmbëngulë që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-së dhe e BE-së, pasi siç u shpreh për Maqedoninë nuk ka alternativë tjetër më të mirë e më të sigurt.

Shefi i Shtabit Zgjedhor Qendror të BDI-së, Abdilaqim Ademi tha gjatë fjalës së tij se, shqiptarët vendosin vetë se kush do t’i përfaqësojë ata në qeveri, ndërsa u shpreh se, për shqiptarët nuk vlejnë marrëveshjet e arritura nëpër kafene.

Ai riafirmoi qëndrimin se, BDI promovon jo vetëm ide por edhe projekte të reja në të mirë të shqiptarëve.

“Dalëngadalë po futemi në javën e fundit të fushatës zgjedhore, fushatë kjo që po rrjedh sipas strategjisë, e qetë dhe demokratike. Kjo është vlerë të cilën BDI e ka instaluar që nga viti 2002 e deri më sot. Kështu do të jetë gjithmonë derisa jemi ne në pushtet. Ditët e fundit po dëgjohen deklarata që duan të provokojnë votuesit shqiptarë, ata po thonë se ditën e diel me 27 do të ketë bela, nuk ka nevojë për reagim. Unë dua të garantoj çdo qytetar se dita e 27 prillit do të jetë ditë feste njëjtë sikur 13 prilli. Ne u angazhuam që zgjedhjet të jenë të lira, prandaj nuk ka nevojë askush të frikësohet por të dalë e të votojë i lirë pasi këtë e garanton BDI. 13 prilli hapi një kapitull të ri për shqiptarët dhe neve si BDI na dha një obligim të ri, pasi shqiptarët mbi 90% përkrahën idenë e BDI, e kjo është obligim yni ndaj tyre. Këtu po promovojmë platformën tonë që është gjithëpërfshirëse dhe përfshin të gjitha komunat e vendbanimet shqiptare në Maqedoni. Ne para jush kemi prezantuar 1.081 projekte të cilat ne zotohemi se do t’i realizojmë. Platforma e BDI-së garanton integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike”, u shpreh Ademi.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *